BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Almeda Abazi, nga vajza çapkëne, tek seksi

16:00 - 03.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Almeda Abazi, Nga vajza çapkëne, tek seksi.





Almeda Abazi, Nga vajza çapkëne, tek seksi

Tani nuk është më ajo vogëlushja që ëndërronte të ishte “Miss Tirana”. Kërkesat e saj janë rritur, pasi ajo vet është rritur si imazh dhe është bërë sot një nga vajzat më seksi dhe të pëlqyera të sfilatave. Kjo, sepse paraqitja e saj premton; trupi elegant dhe gjatësia, lëkura ngjyrë gruri, sytë, buzët çdo tipar në fytyrën e saj është në një kombinim të përkryer që do ta kishte zili çdo femër. Almeda Abazi, ish-”Miss Shqipëria” dhe aktualisht “Miss Globe International” ka ditur të shfrytëzojë bukurinë e saj.
Fillimisht pas marrjes së kurorës së Globit, u duk se ajo u largua nga vëmendja e njerëzve. Madje, zgjedhja e saj për të jetuar në Turqi u komentua po ashtu.
Por, në fakt shumë shpejt bukuroshja shqiptare ka treguar se ka nisur një karrierë mëse të suksesshme në Turqi. Përveç studimeve që ka nisur për aktrim, ajo po realizon edhe rolin e saj të parë si aktore në një telenovelë turke. E ndërsa në Shqipëri ajo vjen vetëm për pushime dhe nuk ka marrë pjesë si modele apo imazh i ndonjë firme, në vendin ku jeton ajo është bërë një nga vajzat më simpatike dhe të kërkuara. Karriera që po ndërton atje e dëshmon më së miri këtë gjë.
Ofertat
Sapo mbërriti në Stamboll së bashku me familjen e saj, Almeda pati edhe ofertën e saj të parë dhe realizoi një set fotografik për katalogun e vitit 2009, të një kompanie të madhe tapetesh. Gjithashtu, ajo ka qenë prezente në shumë kanale turke në programe të ndryshme televizive. Por, modelimi ka qenë një tjetër sukses për “Miss Globe International”. Almeda ka marrë pjesë edhe në disa sfilata të “Haute Couture” në pasarelat turke, në krah të modeleve më të njohura turke, disa prej të cilave janë modele dhe të “Victoria Secrets”. Disa prej këtyre sfilatave janë dhënë disa herë dhe në “Fashion TV Channel”. Të gjitha këto aktivitete të bëra prej saj kanë zënë një pjesë shumë të rëndësishme në faqet e para të gazetave shumë të njohura në Stamboll. Një ndihmë e madhe në këto sipërmarrje të bukuroshes e ka dhënë edhe menaxherja e saj, Sema Yildirim, e cila ka lançuar imazhin e Miss-it shqiptar.


Fotografitë
Gjithë ky sukses është shoqëruar edhe me një rritje të imazhit të Almedës. Fotografitë që u servirim sot e shfaqin atë mjaft seksi dhe në një formë të përkryer. Imazhe që të sjellin në mendje modelet botërore, flokët herë kaçurrele, e herë të shtrira e afrojnë me aktoret dhe këngëtaret e famshme sot në botë. Kurimi që Almeda i ka bërë vetes ka rritur interesin e kompanive të ndryshme kozmetike, që po klikojnë fotografitë e saj për ta zgjedhur si imazh të tyre. Duke e ditur rëndësinë e marketingut, Abazi shfaqet në këtë set fotografik më seksi se kurrë. Një tatuazh në fundbark, kanatieret e shkurtra, këmishët e lidhura poshtë gjoksit, pantallonat mini të shkurtra prezantojnë një mesdhetare të vërtetë që do joshte këdo.


Shqipëria
Do të lërë për pak ditë Stambollin, qytetin në të cilin jeton prej gati një viti. Motivi? Pjesëmarrja në kompeticionin më të madh të bukurisë në vend, “Miss Globe International”. Ndryshe nga një vit më parë, këtë herë ajo do të vijë të dorëzojë kurorën që ka mbajtur për një vit rresht. Pasi e ka shijuar dhe korrur frutat që i dha titulli i më të bukurës mes dhjetëra vajzave pjesëmarrëse në eventin e lartpërmendur, është koha që Almeda Abazi të ndahet prej saj dhe të vazhdojë karrierën si modele e aktore. Almeda do të mbërrijë në Shqipëri në 28 tetor dhe në 1 nëntor të gjithë do të shijojmë bukurinë e saj në spektaklin që do të zgjedhë “Miss Globe International 2008”.

Ky shkrim u botua më 14 Tetor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.