Kryesore

Debate në Kryesinë e PD-së, tërhiqet Patozi: Basha përgjegjës për prishjen e garës, zgjodhi farsën

20:05 - 03.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sot është mbledhur Kryesia e PD-së, pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit dhe hapjes së garës për zgjedhjen e kreut të ri të PD në 22 korrik.

Ndërkohë që në mbledhjen që ka nisur prej orës 19:15 mungon kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Mbledhja e Kryesisë, e cila drejtohet nga Edi Paloka, Edmond Spaho dhe Arben Ristani, do të shqyrtohet miratimi i kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike, si dhe ngritja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Nga anëtaret e Kryesisë mungojnë Ridvan Bode, Genc Ruli dhe Jorida Tabaku. Deri tani në Kryesi kanë aplikuar 8 kandidatë.

“Në garë janë 8 kandidatura, propozoj të qëndrojnë 2. Në garë për kreun e PD propozoj Selamin dhe Bashën”, ka thënë Paloka.

Grupi anti-Basha ka kërkuar ndryshim të rendit të ditës. Kërkesa për ndryshimin e rendit u lexua nga Gent Malko, drejtues i Departamentit të Pronave.

“Kryesia të anulojë procedurën e nisur për kryetarin e PD. Procedura për kryetarin e PD është anti statutore. Kërkesa për rend dite të hidhet në votim të fshehtë. Kjo kërkesë mbështetet nga 1/6 e anëtarësisë”, tha Malko.

Por pas kësaj kanë nisur edhe debate Palokës dhe Shehut për interpretimin e statutit të PD. Sipas Shehut, interpretimin e statutit duhet ta bëjë Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani.

Afati për regjistrimin e kandidatëve për të garuar për postin e kreut të Partisë Demokratike skadoi mbrëmë në mesnatë dhe se Astrit Patozi nuk është ende një kandidat zyrtar.

Aktualisht kandidatët që garojë për këtë pozicion janë, Lulzim Basha, Eduard Selami, Erion Piciri, si dhe Astrit Sinanaj.

Ndërkohë që në një status në Facebook, Astrit Patozi tha se Basha zgjodhi farsën dhe jo garën e ndershme. Gjithashtu ai bëri përgjegjës Lulzim Bashën për prishjen e garës, pasi sipas tij nuk pranoi të dorëhiqet dhe as të lëshojë zyrën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.