Kryesore

FOTO e VIDEO/ Vjehrra e tronditur: I thashë pije ti gotën e kosit, ajo refuzoi. Ja si tentoi nusja të më helmojë, nuk ia fal kurrë

14:31 - 03.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Jetë gjati nuk bëhet jetëshkurtër”. Kjo shprehje i shkon më së miri historisë të ndodhur një ditë më parë në Shijak, ku një 19-vjeçare tentoi të vriste vjehrrën e saj 42-vjeçare.

Familja Stafa është ende e shokuar pas veprimit të nuses së tyre, e cila nuk kishte më shumë se 6 muaj e martuar.

E tronditur nga veprimi i 19-vjeçares vjehrra e saj, Arjana Stafa, e cila sot ndodhet në gjendje të mirë, ka rrëfyer për News24 se si rrodhën ngjarjen e asaj dite, e cila mund të kishte qenë fatale për jetën e saj. “I kërkova nuses një gotë me kos se më thahej goja. Ajo ma solli gotën me kos dhe vinte një erë e tmerrshme. Pasi e piva pak, u ndjeva keq dhe rashë në tokë. I kërkova nuses ta pinte edhe ajo për të parë se çfarë kishte brenda, por refuzoi. E pyeta çfarë kishte bërë, nusja më tha që kishte hedhur helm.

Nusja më tha se e kishte bërë për arsye personale”, – tha fillimisht vjehrra, duke mohuar fjalët e nuses e cila ka deklaruar se ia ka nxirë jetë, ndaj e ndërmori këtë veprim.

Ajo ende nuk arrin të kuptojë çfarë e çoi nusen e saj drejt këtij akti ekstrem. Mes tyre siç tregon 42-vjeçarja ka pasur marrëdhënie shumë të mira që në momentin që 19-vjeçarja shkeli në këtë banesë për të jetuar. E vështirë të kapërcejë këtë që ka ndodhur Arjana Stafa thotë që nuk do t’ia fal nusen e saj për këtë veprim, pasi e kishte mbajtur më mirë se fëmijët e saj.
Si ndodhi ngjarja?
Unë isha në shtëpi dhe i thashë  nuses: “Jepi mamit një gotë kos, mu tha goja”. Më pas e pyeta, se ‘ca është kjo erë’. I thash ka erë. ‘Është erë e tmerrshme’. Pasi e piva, i thashë: “Si ma bërë këtë gjë’. Unë sa piva gotën desh vdiqa. I thash ‘pije ti’. ‘Jo tha nuk e pi’ më tha. E hodhi pastaj. Rashë në krevat. Më pas erdhi djali dhe më pyeti se ça kisha. Më çuan në spital.

Të tregoi nusja se të kishte hedhur helm?
Po më tregoi që më kishte hedhur helm. Më tha se kishte marrë tek babai. E më tha se ‘e bëra për arsye personale, të trupit tim’.

Kishit konflikte me nusen?
Nuk kishim asnjë konflikt. Më mirë kam mbajtur atë sesa fëmijët e mi. Si kam bërtitur njëherë. Si kam thënë kurrë asnjë llaf të keq. Kjo që më ka bërë mua ajo.

A ja fal asaj?
Jo atë që më ka bërë mua?? Gjallë në botë. Atë që më bëri mua s’kam si e fal.

 

JA DËSHMIA E NUSES

“Jam nga Dibra dhe nuk i kam bërë ende 6 muaj që jam martuar. Unë jam 19 vjeçe dhe im shoq është 20 vjeç. Sa u martuam, burri më tha që do të ikte në Greqi. Iu luta shumë të qëndronte, duke i thënë se jemi çift i ri. Qëndroi dy muaj, por prindërit e tij i thoshin: Ik, ik në Greqi se jemi fukarenj. Ai iku e më la në shtëpi me vjehrrën, me vjehrrin dhe vëllain e tij. Vjehrra ma nxiu jetën. Më donte 24 orë në këmbë. Nuk i mjaftonte që punoja, por më ofendonte. Ajo nuk më do. Nuk më lë as të zë asnjë shoqe në fshat. Nuk bëhet fjalë për të dalë nga shtëpia. Vetëm në fushë, për të punuar tokën. Për çdo ditë sherr, për çdo punë që bëja. Unë e ndjej veten të huaj shumë në atë familje. Ma nxinë jetën”, – ka deklaruar Elda Tanushi. Nusja e re ka thënë se priste të gjente ngrohtësi te familja e burrit, por ata e kanë trajtuar shumë keq. “E pranoj që në një çast shumë të rëndë, i hodha pak ilaç mizash vjehrrës në gotën e kosit. Kisha vendosur që të vdisja edhe vetë. Do të pija bar miu. Nuk kisha asnjë rrugëzgjidhje tjetër për të shpëtuar nga e gjitha kjo. Jeta ime nuk shtyhet më. Nuk e shtyj dot, sepse burri rri në Greqi, ndërsa unë me familjen e tij në fshat. Vjehrra më thoshte ‘ja, ne po të mbajmë, të ushqejmë dhe të veshim’. Në punë nuk bëhet fjalë të më çojnë. Më torturojnë sepse e dinë që familjen time e kam larg, në Dibër”, – ka pohuar para inspektorëve të policisë së Shijakut, 19-vjeçarja.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.