Kryesore

Fotot e grave myslimane në Gjirin e Lalzit, Gazetari: Janë skllave, që përcëllohen në çadër!

20:22 - 03.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pasi ka publikuar në Facebook fotot e dy çadrave të ngritura në Gjirin e Lalzit, Mentor Kikia thotë se aty brenda qëndrojnë gratë e besimit mysliman. Gazetari pohon se ka qenë dëshmitar i një rasti të ngjashëm në Hamallaj të Durrësit, kur sipas tij “dy burra, ndërtuan një cadër të madhe si ato të ushtrisë, izoluar nga të gjitha anët, dhe mbyllën brenda gratë e vajzat e tyre, ndërsa vetë u krodhën në ujë për tu freskuar sëbashku me djemtë”.

Pas kësaj gazetari ka shpërthyer në akuza kundër atyre që bëjnë të njëjtën gjë, ndërsa gratë e besimit mysliman thotë që janë skllave sepse asnjë qënie sipas tij nuk do të zgjidhte të përcëllohej në çadër, kur deti është vetëm 5 metra larg.

“Për mua kjo është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Kjo është një sjellje brutale e burrit ndaj gruas. Eshtë një forme e egër dhune. Eshtë një nga ato veprimet që duhet të alarmonte shoqatat e grave që kërkojnë barazi gjinore në parlament e në zyrat e shtetit, ndërsa nuk ka barazi gjinore para diellit dhe ujit. Gratë, këtu trajtohen si skllave, dhe mos më thoni se kanë zgjedhur vetë ta bëjnë këtë. Nuk ka qënie të gjallë që do të dojë të përcëllohet brenda në cadër ndërsa deti është vetëm 5 metra larg” shkruan Kikia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.