Kryesore

Rama në takim me deputetët: Falenderoj Ilir Metën edhe se e çoj punën për dreq

10:43 - 03.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ashtu si kishte njoftuar edhe më herët, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot për herë të parë pas fitores së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit, 74 deputetët e rinj të PS-së.

Mesazhin e pare, Rama e ka pasur per fitoren e thelle dhe te pandodhur me pare, por ka porositur deputetet, “ta mbajme mire vath ne vesh, une i pari per ate qe duhet bere”.

“Faleminderit 12 udheheqesve te qarqeve, morem rezulttet qe sipas meje me shme gjase nese ataq e u larguan nga ministroite nuk do ishin larguar. Faleminderit Gramozit, dhe nje per nje gjithe te tjereve qe drejtuan me fryme skuadre duke dhene shembullin e mire, te gjithe deputetev ete zgjehdur qe mbulon cdo zone me perkushtim dhe me aftesi”- tha Rama.

Sipas tij, kete here gjithe deputetet dhane kontribut te vyer dhe meritojne falenderime.

Gjithashtu Kryeministri Rama  i është drejtuar Metes me një falënderim  si aleatin e djeshëm në qeverisje, por i ka kujtuar se mori votat për të qenë president konsensual dhe për të qenë mbi palët.

“Më lejoni të falenderoj partnerët e mandatit qëpo mbyllet. Në radhë të parë për votat që dhanë për reformat shtetbërëse, të cilat do ti thellojmë më tej me kurajo politike, me vendosmëri atdhetare dhe gatishmëri për dialog me opozitën dy ngjyrëshe. Dua të falenderoj Ilir Metën, natyrisht jo për gjërat që i çoi për dreq, me arsyen kronike të mos arsyes së tij duke hedhur në erë projektin e së majtës së bashkuar, por  për cdo kontribut pozitiv që dha në punën e përbashkët.

Po në emrin tuaj, por edhe të deputetëve socialist që e votuan dua ti lutem sot të reflektojë sot dhe të kthjellohet njëherë e mirë si presidenti që i mori votat tona për të qenë konsensual jo konflikutal, për të qëndruar mbi palët dhe jo për të qenë palë kundër palëve të tjera dhe të përqëndrohet sa nuk është vonë tek riparimet e dëmeve të papara në këto 27 vjet që i bëri figurës së kreut të ri të shtetit që i bëri gjatë 40 ditëve të fundit.

LSI përpara Shqipërisë është një vrimë në ujë dhe përjetimi tragjik i daljes së partisë së tij personale nga roli i çelsit për shumicën qeverisëse nuk duhet ta damkosë si komike pa hyrë ende në zyrën figurën e presidentit të zgjedhur të shqiptarëve pa dallim.

Më tej Rama ka bërë dhe një rezyme te punës që e pret atë dhe qeverinë e tij  në këtë mandat.

“Perpara eshte nje perpjete tejet sfiduese qe u kerkoje ta ngjsim te bashkuar duke e forcuar frymen e skuadres fituese, duke mbeshtetur e ndihmuar njeri-tjetrin”- tha Rama.

“Me skuadrën kombëtare të 25 qershorit për të hedhur bazat e bashkëqeverisjes me njerëzit për Shqipërinë që duam, duke nisur menjëherë një tur 30 ditor dëgjesash në të gjithë vendin”-shkruan Rama.

Në foks të takimit mësohet se do të jenë shqetësimet e qytetarëve ndaj administratës publike dhe plani i Ramës për administratën.

Rama do u kërkojë deputetëve të rinj që të mbledhin të dhëna dhe më pas të vënë në dijeni për çdo shqetësim që ndodh në qarqe sa i takon problemeve brenda administratës.

 

 

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me deputetët e rinj, kjo pas një fitoreje të thellë qe korri në zgjedhjet e 25 qershorit.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 11 dhe kryesisht në fokus do te jetë administrata.

Kryeministri Rama i ka kërkuar deputeteve te rinj që të njihen me çdo shqetësim në qarqe që ka lidhje me administratën.

Në fushatën elektorale është lakuar shpesh që administrata është e politizuar, ndaj numri një i qeverisë ka kërkuar që të zhvillojë një turi përreth 30 ditë për të dëgjuar qytetarët e thjeshtë për shqetësimet që kanë ndaj qeverisë dhe administratës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.