Kryesore

“Kush do më shumë gjakun e tij, të lërë detyrën që sot”, ja “kërcënimi” i Ramës për deputetët e rinj

11:59 - 03.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Numri një i Qeverisë, Edi Rama, gjatë takimit që ka pasur me 74 deputetët që dolën nga zgjedhjet e 25 qershorit i ka paralajmëruar këta të fundit se, nëse nuk arrijnë të kryejnë detyrën e tyre siç duhet dhe mendojnë më tepër për gjakun e tyre se flamurin kuqezi duhet të lënë detyrën që sot.

“Kemi kërkuar një mandat kuqezi dhe do qeverisim kuqezi dhe jo si përçarës. Për të dalë faqebardhë në misionin tonë, duhet të shohim tek çdo shqiptar i aftë një bashkëpunëtor në misionin tonë dhe çdo i paaftë të largohet nga ky mision. Çdo deputet që do më shumë gjakun e tij, të lërë detyrën që sot. Kjo nuk do të thotë se LSI është kanceri edhe pse është LSI më shumë e prekur si parti”, – tha Rama.

Ndër të tjera, Rama në takimin me deputetët e rinj u shpreh se çdo qytetar dhe anëtar duhet të kontribuojë kundër tepsisë së pushtetit dhe se tepsinë do e çojnë për skrap.

“Gjatë këtij turi do renditet problematikat dhe 3 problemet kryesore do jenë pjesë e raport që do paraqesin anëtarët. Është ky momenti për të përgatitur në bazë qarku çdo qytetar të kontribuojë kundër tepsisë së pushtetit. Në 25 qershor nuk kemi marrë të gjithë tepsinë për vete, por mandatin e qytetarëve për të çuar tepsinë për skrap”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.