Kryesore

Merret vendimi në Kryesinë e PD-së, do garojnë vetëm dy kandidatë, Basha dhe Selami

21:08 - 03.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në PD do të garojnë vetëm dy kandidatë për kreun e Partisë, Lulzim Basha dhe Eduard Selami. Kandidatët e tjerë janë skualifikuar, ndërsa Astrit Patozi nuk ka kandiduar. Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh sot për një vendim mbi zgjedhjet e 22 Korrikut, pas humbjes së rëndë që pësoi në zgjedhje. Në mbledhje mungoi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Dy nënkryetarët, Edi Paloka dhe Edmond Spaho dhe Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani drejtuan mbledhjen ku shqyrtohet miratimi i kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike, si dhe ngritja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

“Në garë janë 8 kandidatura, propozoj të qëndrojnë 2. Në garë për kreun e PD propozoj Selamin dhe Bashën”, ka thënë Paloka.

Sakaq, grupi anti-Basha ka kërkuan ndryshim të rendit të ditës. Kërkesa për ndryshimin e rendit u lexua nga Gent Malko, drejtues i Departamentit të Pronave.

“Kryesia të anulojë procedurën e nisur për kryetarin e PD. Procedura për kryetarin e PD është anti statutore. Kërkesa për rend dite të hidhet në votim të fshehtë. Kjo kërkesë mbështetet nga 1/6 e anëtarësisë”, tha Malko.

Por kjo kërkesë është hedhur poshtë.

Astrit Patozi nuk është kandidat zyrtar në garë, pasi ai paraqiti disa kushte për garën.

Majlinda Bregu, deputetja e PD-së që bën pjesë në grupin anti-Basha ka folur sot me tone të forta në mbledhjen e kryesisë, ku do të shqyrtohen kandidaturat për kreun e kësaj partie, pas humbjes së 25 qershorit.

Ajo tha se fryma e përçarjes dhe linçimit publik për këdo që fliste ka nisur prej 4 vjetësh.

“Ia kam thënë Bashës këtu në mbledhje, ka 4 vite që ka nisur përçarja e PD. Fryma e përçarjes dhe e linçimit publik për këdo që fliste e kërkonte të shihte brenda nesh çfarë nuk shkonte për humbjet tona. Siç e sheh kjo mbledhje nxori nevojën e tmerrshme që duhet të kishim folur para kësaj mbledhje.  Të debatonim, flisnim, bërtisnim po të doni, por të shihnim njeri-tjetrin në sy për gjëmën që na ka zënë”, ka deklaruar Bregu.

Me gjithë rreshtimin në grupin anti-Basha, Bregu tha se nuk i intereson kryetari i PD dhe as varianti një kundër disave por ka theksuar se nuk mund t’i vihet kapak sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Nuk më intereson kryetari i PD. As që të merrem me variantin një kundër disave, disa kundër disave se kjo do të thotë shkatërrim përfundimtar i PD. Por ti vëmë kapak se kjo na ra e të dalim të frymëzojmë demokratët për beteja të reja, është tallëse. Si do i frymëzoni? Ua kam thënë prej vitesh këto po s’donit të dëgjonit as të shihnit ku po gremiseshim”, ëshë shprehur Bregu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.