Kryesore

Ndahet Kryesia e PD-së në dy kampe, rrëzohet kërkesa e grupit anti-Basha

20:51 - 03.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në Kryesinë e Partisë Demokratike janë shpalosur dy qendrime të kundërta rreth procedurës së zgjedhjes së kryetarit të ri të PD. Nga një anë ishte Basha, që përfaqësohej nga Paloka dhe Spaho, të cilët kanë regjsitruar si kandidatë në zgjedhje vetëm Bashën dhe Selamin, dhe pjesa tjetër e kryesisë, që kërkonte anullimin e procedurave të deritanishme dhe nisjen e garës sipas statutit të PD.

Më poshtë kërkesa e plotë e lexuar nga Gent Malko në fillim të mbledhjes së Kryesisë së PD. Kerkesa u hodh ne votim. 11 anëtarë të kryesisë votuan pro, kurse 14 votuan kundër. Këtu merr fund dhe historia e zgjedhjeve në PD. Kërkesa drejtuar Kryesisë Re, anëtarë të Kryesisë së PDSH, në kushtet e krijuara pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit 2017, në bazë të nenit 40 të Statutit të PDSH, i drejtohemi Kryesisë, duke parashtruar kërkesat si më poshtë vijon: Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD nga Sekretari i Përgjithshëm në bazë të nenit 43 të Statutit, për bërë analizën e rezultatit të zgjedhjeve. Anullimin e procedurës së nisur pa miratimin e Kryesisë së PD-së, në kundërshtim me nenin 40, pika 2 e Statutit Ngritjen e një grupi gjithëpërfshirës pune për hartimin e Rregullores për zgjedhjet dhe të kalendarit të procesit zgjedhor; Miratimin e Rregullores dhe Kalendarit sipas Statutit; Me hyrjen në fuqi të këtyre akteve, Kryesia të shpallë zgjedhjet në një datë të përshtatshme dhe të pranueshme për të gjithë (propozimi ynë është java e tretë e muajit nëntor, si afati që garanton më mirë zhvillimin e procesit me të gjithë komponentët e tij) Pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të llojë menjëherë procesi për organizimin e Kuvendit të jashtëzakonshëm të Partisë, ku të paraqitet platforma politike për rimëkëmbjen e PD-së dhe për ringjalljen e opozitarizmit në Shqipëri.

Anëtarë të Kryesisë:

Arben Skënderi

Avenir Peka

Endira Bushati

Genti Malko

Jamarbër Malltezi

Valbona Mezini

Suzana Guxholli

Tomorr Alizoti


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.