Kryesore

Patozi mbetet jashtë garës: Basha në krye të PD-së, si Rama në kryeministri!

21:26 - 03.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kandidati në tentativë për kryetar të PD-së, Astrit Patozi sulmoi sërish procesin e zgjedhjeve në PD, si qesharak, grotesk dhe arbitrar. Pikërisht për shkak të këtij procesi, Patozi vendosi të mos kandidojë në zgjedhje me gjithë ambicien e tij të shpallur publikisht nga selia e PD-së. Patozi tha se i kishte menduar edhe format agresive të reagimit kundër Bashës.

“U morën në konsideratë të gjitha format e reagimit, edhe ato agresive.

Forma reagimi të një demokrati të lënduar nga një rezultat i tmerrshëm, por më shumë nga mungesa e përgjegjësive nga zoti Basha, që është edhe përgjegjësi kryesor i humbjes në PD.

Nuk e jep dorëheqjen se do të hyjë në një garë të kontrolluar. Pra përgjegjësi i humbjes, sot njësoj si Rama që qëndronte në zyrën e tij në kryeministri dhe thoshte nuk e jap dorëheqjen.

Kryetari i PD Basha sot i mohon rivalëve apo mua një garë të ndershme, sepse thotë unk iki dot nga kryetar, për shkak të afateve.

Të njëjtën gjë që ia kërkonte dje kryeministrit nga çadra. A ishin këto kërkesat tona dje në çadër? Pra që Rama të ikte, zgjedhjet të shtyheshin” u shpreh Patozi,

Sipas tij përballja me Bashën nuk do të përfundojë me një marrëveshje si ajo e 18 Majit.

Patozi la të kuptohet se Basha i ishte afruar për një marrëveshje, por ai nuk kishte pranuar pasi nuk ishte në këtë betejë për interesin e tij personal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.