Kryesore

“Rama do bëjë spastrime, Basha s’ka asnjë shans, ndërsa Kryemadhi…”, ja analiza e Fatos Lubonjës

17:25 - 03.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Analisti Fatos Lubonja u shpreh sot se nëse Lulzim Basha vazhdon me të njëjtën mënyrë të të bërit opozitë, nuk ka asnjë shans të rikthehet në pushtet. Sipas tij, një shpresë e vogël vjen nga LSI-ja e cila e ka përqëndruar politikën tek të rinjtë. Lubonja foli në një lidhje me “Skype” nga Italia për “News 24”.

ÇFARE THA LUBONJA

Për Rama-Basha-Metën

“Të gjitha palët mbajtën pozicione të cuditshme në fushatë: Lulzim Basha e quajti regjim kriminal dhe bëri marrëveshje dhe u ndërsye kundër Metës, Rama nuk e mori vetë përgjegjësinë por ja la përgjegjësinë ‘shushunjave’, ndërsa Ilir Meta president bëri fushatë për LSI”.

Për zgjedhjet në PD

“Në PD nuk ka dialog e reflektim ku të gjithë marrin të përgjegjësi dhe të diskutojnë për të ardhmen. Kjo do të ishte më e rëndësishme se sa krijimi i një lideri autoritar në PD. Duhet një dialog i sinqertë me njëri-tjetrin për të ecur përpara, por rreziku është i madh që të mos kemi opozitën që kërkojmë të kemi. Insistoj që gjëja më e mirë është të krijohet një vizion. Deri tani PD ka punuar për oligarkët, prandaj s’ka kredibilitet. Nëse Basha vazhdon me këtë mënyrë të vjetër, nuk ka asnjë shans”.

Për LSI-në në opozitë

“Edhe në këtë rast nuk është çështje lideri. Për fat të keq edhe kjo parti ka punuar me të njëjtën metodë: ka qenë parti oligarkike, ka punuar me të fortët, me të pasurit. A do mund kjo parti të kthehet tek 56% e shqiptarëve që duan të ikin nga vendi, këtë nuk mund ta di.

Por besoj që Kryemadhi do jetë vulnerabël edhe për shkak të postit të ri të të shoqit. Varet nëse ata do kthehen tek populli apo tek biznesi. Pjesa pozitive është që kjo parti ka të rinj”.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.