Kryesore

Zgjedhjet në PD/ Ja kush mund të votojë për kryetarin e ri të selisë blu (Kushtet)

15:46 - 03.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ditën e sotme dy nënkryetarët e Partisë Demokratike kanë sqaruar edhe njëherë se kush voton për zgjedhjen e kryetarit.

Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë sqaruar edhe njëherë se kush mund të zgjedhë dhe kush mund të zgjidhet në krye të selisë blu.

Deklarata

Databaza e partisë krijohet dhe administrohet në përputhje me statutin e PDSH. Neni 13/1 përcakton detyrimin e mbajtjes së Regjistrit elektronik dhe pika 2 e këtij neni thotë: “Rregullat e hollësishme për formatin e regjistrit, administrimin, dhe aksesimin e tij përcaktohen me vendim të Kryetarit të Partisë.

Në vendimin e dy nënkryetarëve të partisë për hapjen e garës për Kryetarin e PDSH përcaktohet se në votim do të marrin pjesë vetëm ata të cilët janë anëtare të PDSH-së deri në datën 28 qershor 2017.

Që nga data 28 qershor 2017 në PDSH nuk ka pasur dhe nuk do të ketë anëtarësime të reja deri sa të përfundojë procesi i zgjedhjes së kryetarit të saj.

Listat e anëtarësisë administrohen sipas statutit dhe rregullave të përmendura më sipër. Çdo degë e PDSH-së ku do votohet për Kryetarin e PDSH do marrë në avancë në përputhje me vendimin e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale kopje të listës së anëtarësisë të Degës së saj të cilën ajo e disponon edhe në Degë.

Listat e votimit sipas përcaktimeve në statut do administrohen nga komisioni i votimit i cili kryesohet nga Kryetari ose Sekretari i Degës dhe anëtarë të tjerë që i zgjedh Kryesia e Degës. Çdo kandidat do të ketë vëzhgues në çdo komision votimi.

Çdo Degë e PDSH administron databazën e anëtarësisë së saj. Çdo ndryshim në Databazën në qendër bëhet vetëm me kërkesën zyrtare të Degës shoqëruar me dokumentacionin e plotë të anëtarit që shtohet apo largohet.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.