BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Bamir Topi në krah të Beso Sulajt. Malaj rekrutohet nga mbështetësit e Ramës

16:00 - 04.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Po tani, si do t’ia bëjmë? Malaj rekrutohet nga mbështetësit e Ramës. Qeveria e hareshme “Berisha”. Presidentit i ngrin buzëqeshja në fytyrë. Fadil Berisha, “si veshka në mes të dhjamit”





Po tani, si do t’ia bëjmë?
Pasi kanë dalë nga Asambleja e Partisë Socialiste, kundërshtarët  e kryetarit Rama janë mbledhur së bashku për të diskutuar. Edhe këtë herë nuk u doli gjë. Duket se tashmë atyre u duhet të mendojnë ndonjë strategji më të zgjuar dhe efikase për të refuzuar bojkotin që mbështet Edi Rama. Madje, disa prej tyre mbajnë edhe fletë të bardha në tavolinë, në mënyrë që të mos u ikin idetë që mund t’u lindin në çast. Dhe, në kësi rastesh nuk ka vend më të përshtatshëm për të kthjelluar idetë sesa kafeneja, ku do të ngjizen strategjitë se cili do jetë hapi i radhës që do marrin socialistët “rebelë” për të refuzuar bojkotin e kryetarit.


Malaj rekrutohet nga mbështetësit e Ramës
Pak para kongresit, Arben Malaj doli kundër Edi Ramës, madje ishte në listën e politikanëve që synoi edhe postin e kryetarit. Më pas u tërhoq, e megjithatë ai nuk pranoi të përfshihej në grupin e kryetarit Rama. Dhe, ja më në fund ai afrohet me miqtë e tij të vjetër, fundja nuk harrohet streha e vjetër. Me pak fjalë, ky afrim i Malajt mund të quhet rekrutim i radhës i atyre që u larguan nga PS-ja me tezat e tyre. Ndoshta Malaj në këto momente po flet me kryetarin pas këtij takimi të ngrohtë që ka pasur me kolegët e vjetër në Parti, edhe pse deri tani nuk ka thënë asnjë gjë zyrtare për rikthimin e tij në grupin e mbështetësve të Ramës.


Presidentit i ngrin buzëqeshja në fytyrë
Që presidenti është një fans i çmendur i klubit futbollistik “Tirana” kjo dihet, por që çdo humbje që u ndodh djemve të skuadrës në fushën e blertë të përjetohej me kaq dhimbje nga Bamir Topi, e mësuam vetëm nga kjo foto. Ka qenë pikërisht pak pas përfundimisht të ndeshjes Dinamo-Tirana, ku dinamovitët mundën skuadrën Tirana me rezultatin 2-1. Sigurisht që Presidenti do të ishte i pari në tribunën VIP, prej edhe nga shijoi lojën, por duket se goli i disavantazhit e ka bërë që t’i ngrijë buzëqeshja në fytyrë. Nuk ishte aspak e lehtë për Tiranën, që prej kohësh nuk di të ndalet, por edhe për Presidentin Topi që më shumë se kushdo tjetër nuk e ka mohuar kurrë se është skuadra e tij e zemrës.

Qeveria e hareshme “Berisha”
Arredimi i ri i mjediseve të kabinetit Berisha është mjaft komod, madje edhe për komentet apo batutat që hedhin e presin ministrat mes vedit. Por, në këtë qeveri ata që duken më shumë në humor janë ministrat Myqerem Tafaj dhe Bujar Nishani, ndërsa Spiro Ksera është i përqendruar në ekranin e kompjuterit të tij dhe duket se nuk “e gudulis” asnjë batutë që thonë kolegët. Ndoshta ka qenë ndonjë barsoletë nga ato “me socialistë” që e kanë zakon të tregojnë në mbledhjet e tyre të qeverisë demokratët, të cilat i kanë bërë kaq shumë për të qeshur ministrat e kabinetit Berisha, ku Tafaj dallohet më së shumti për karizmën e tij të theksuar.


Fadil Berisha, “si veshka në mes të dhjamit”
Prej kohësh, emri i fotografit Fadil Berisha lidhet ngushtë me imazhet e disa prej femrave me të bukura shqiptare dhe të huaja. Por, nuk është aspak e lehtë që të jetosh mes tyre në çdo moment. Ja një situatë rrëmuje pas-kuintash dhe Fadili ndodhet gjithmonë pranë bukurosheve. Nëse me aparatin fotografik në dorë ai është i zoti i punës, kjo nuk ndodh kur femrat i rrëmbejnë emocionet: ato nuk përmbahen dhe Berisha nuk ka zgjidhje tjetër, veçse të ndjekë me sy komentet e tyre. Nuk i thonë kot shprehjes: “si veshka në mes të dhjamit” dhe më mirë se kushdo, kështu ndihet Fadili i përkëdhelur dhe gjithmonë i kërkuar nga gratë…!
Ky shkrim u botua më 14 Tetor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.