Kryesore

Kundërshtarët e Bashës kërkojnë procesverbalin, ndërhyn dhe kunata e Argita Berishës

19:57 - 04.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas reagimit të zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa, lidhur me përgënjeshtrimin e lajmit për votimin në mbledhjen e Kryesisë së PD-së së bërë dje, të shumta kanë qenë reagimet në postimin e saj. Një ndër komentuesit i kërkon zëdhënëses procesverbalin e mbledhjes duke ditur se çdo mbledhje e ka një të tillë përfshirë edhe votimin e çdo anëtari.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i zëdhënëses, duke mos dashur keqkuptime, ajo ka thënë se procesverbali nuk mund të publikohet për publikun. Por ajo që ka rënë në sy është komenti i motrës së Jamarbër Malltezit. “Detyra juaj është të bëni procesverbalin publik në ëeb dhe për të gjithë jo nëpër muret e juaja. Sido të ketë qenë nuk ka kurrëfarë legjitimiteti këtu. Kur njerëzit flasin duhet të dëgjohen”, ka komentuar Orinda Malltezi në statusin e Ina Zhupës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.