Kryesore

Pas Ramës edhe Balla paralajmëron valë shkarkimesh: Ja si do të punësohen në administratë

19:39 - 04.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi turin e dialogut 30 ditor për të evidentuar problematikat kryesore të qytetarëve, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, për qarkun e Elbasanit, ka nisur sot në Peqin turin e dialogut “Bashkëqeverisja me njerëzit për Shqipërinë që duam”.

Duke u ndalur tek ristrukturimi i administratës publike, Balla tha se administrata do të jetë në bazë të meritës e performancës dhe jo mbi bazë të përkatësisë partiake. Ndërsa më tej Balla falënderoi të gjithë ata që punuan me zemër dhe vendosën interesat e vendit mbi interesat e tyre, duke mbështetur dhe duke votuar PS. “Dua të falënderoj këdo që vuri interesin e Shqipërisë mbi interesin personal, vuri interesin e Shqipërisë mbi lidhjet e shkurtra dhe votoi për Partinë Socialiste, sepse ishte një votë shumë e rëndësishme. Kjo votë i dha Shqipërisë një drejtim për të cilin Shqipëria kishte nevojë.

Të gjitha strukturat e PS, nga sot e tre muaj me radhë, do të merren me një analizë të thellë të rezultatit, pritshmërive dhe faktorëve. Në 25 Qershor ne tuam besimin e shqiptarëve dhe nuk do t’i zhgënjejmë ata. Tepsinë e byrekut do ta kthejmë përmbys, nuk ka më tepsi. Administrata do të jetë në bazë të meritës, në bazë të performancës; dhe kur asim për meritë aty përmblidhen të gjitha.”

Më tej, Balla tha se pavarësisht se fushata mbaroi, tani nis puna e vërtetë e bashkëqeverisjes me qytetarët, duke u ndalur përsëri në çdo fshat e qytet për të dëgjuar nga afër problemet dhe sugjerimet e gjithësecilit. “Sot jemi për të festuar një festë të rëndësishme të Shqipërisë, sepse në 25 Qershor nuk toi PS, por toi bashkëqeverisja me qytetarët. Prej sot e deri në fund të këtij muaji do të shkojmë në disa prej zonave të Peqinit për të komunikuar me njerëzit, se PS i ka tuar këto zgjedhje për të bashkëqeverisur me njerëzit. Ne do të bashkëqeverisim me njerëzit sepse aleancën e vetme që kemi këto 4 vite, e kemi vetëm me njerëzit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.