Kryesore

Përgjigjia e Veliajt për qytetarët, që protestojnë kundër ndërtimit të kompleksit me pallate

22:07 - 04.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i premtoi banorëve që protestojnë pranë Parkut të Autobuzave në Tiranë, se kur të mbarojë kompleksi i pallateve zona do të ketë të njëjten sipërfaqe të gjelbëruar, si më parë.

Veliaj pranoi se nuk mund t’ia refuzonte pronarëve të tokës që ta zhvillojnë pronën e tyre private.

“Po sikur nesër të vijë dikush në shtëpinë tënde dhe të thotë “Këtu do të bëhet kinema! Po sikur?” pyeti Veliaj drejtuesen e emisionit, Eni Vasilin që tha se krahasimi nuk qëndronte sepse protestën e bënin qytetarët e Tiranës.

“Po sikur të vijnë qytetarët e Tiranës në shtëpinë tënde dhe të thonë “Këtu do të bëhet kinema!” ishte përgjigjia e Veliajt.

Prej disa ditësh banorët e zonës pranë Parkut të Autobuzëve protestojnë kundër shkatërrimit të lulishtes dhe ngritjes së një kompleksi pallatesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.