Kryesore

Rezultatet në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, reagon Ina Zhupa: Janë thjesht “Fake News”

16:48 - 04.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka reaguar zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa lidhur me një lajm që ka dalë dje me mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Ajo ka përgënjeshtruar lajmin lidhur me propozimin e anëtarit të kryesisë, Gent Malko. Zhupa ka thënë që është thjesht një Fake Neës dhe se çdo lajm që flet për rezultat abstenues nuk është i vërtetë.

Statusi i plotë:

FAKE NEWS MBI VOTIMIN NË KRYESINË E PD

Më vjen shumë keq kur shikoj të përhapur një lajm fallso që nuk e kuptoj dot nga e ka burimin. Ndjej si detyrë të informoj se dje në mbledhjen e kryesisë, pjesë e të cilës jam edhe unë kemi zhvilluar disa votime. Votimi i parë dhe ai që është përhapur si FAKE NEËS ishte propozimi i anëtarit të kryesisë Gent Malko i bërë edhe publik. Ky propozim u hodh në votim nga treshja drejtuese e kryesisë. Në këtë votim rezultati ishte: 24 Kunder propozimit te Z. Malko 11 Pro propozimit të Z. Malko 10 Abstenime Pa dashur të bëj publike emrat e anëtarëve dhe votën se nuk është detyra ime, desha të bëj me dije që çdo lajm që flet për rezultat abstenues është i pavërtetë. Interpretimet e këtij rezultati të vërtetë po ja lë gjithsecilit ti bëj. Një gjë është e sigurt PD sapo ka hapur një garë, e cila duhet të na forcojë, të na bashkoj dhe të na japi mundësi të ecim përpara. Fituesin e përcakton anëtarësia e partisë sipas parimit: Një anëtar, një votë.

POSTIMI I KRESHNIK ÇOLLAKUT

Ne, shumica qe abstenoi.

Te dashur miq !
Në situaten e krijuar, ndjej detyrim te sqaroj qendrimin tim mbreme ne mbledhjen e kryesise se PD.

Mbledhja e mbremshme mund te ishte nder me te tensionuarat ne historine e kesaj partie,mund te ishte nder mbledhjet me te ashpra, me te shthurura.
Por nuk ndodhi.
Ishte nje mbledhje me debate te forta por nje mbledhje me dinjitet.
Dhe ky eshte lajmi i mire.
Ne kryesi te PD, ne menyre te organizuar apo jo u krijuan tre grupe.
Nje pale, ne mbeshtetje pa asnje verejtje te kryekandidatit (14) ,
pala tjeter ne kundershtim te pakompromis te kryekandidatit (11).
Njera pale e mbeshtet symbyllur,
pala tjeter e sulmon symbyllur.

Ne kryesi te PD mbreme , ne menyre te natyrshme,te paorganizuar dhe si surprize, u krijua nje grup tjeter (20).

Ata qe donin debat por pa lincime ,ata qe donin gare por jo strategji bllokuese,ata qe refuzonin te konsideronin te shihnin betejen si mes heronjve dhe tradhetareve,ata qe therrisnin per arsye,ata qe therrisnin drejt bashkimit e jo percarjes,ata qe kerkonin korrigjime te gabimeve dhe jo nxitje te tyre.

Ata qe refuzuan perdorimin jo parimor te Parimeve.

Ky grup ruajti stabilitetin,dhe shmangu bllokimin ose perplasjen qe rrezikohej nga syte e mbyllur te dy te pareve.

Ky grup rezultoi me i madhi.
Ishim Ne ,Shumica qe Abstenoi.

POSTIMI I JAMARBER MALLTEZIT

A mund te shohim njeri-tjetrin ne sy dhe te identifikojme gabimet qe te mos perseriten me? A duhet te bejme nje analize per rezultatin trishtues, apo mos i fol shoferit?
Analiza duhet kryer (i) ne forume te PD, (ii) ne media apo (iii) ne kafe?
Duhet kryer mes kolegeve te kryesise apo ne seksione? A marr dot nje pergjigje tek seksioni se pse u zhduken simbolet e PD?
Kerkesa per nje date per analize brenda kryesise i sherben PD por u rrezua. Pati 11 ne favor, 14 kundra dhe mbi 20 abstenime. Besoj qe kemi nevoje te reflektojme dhe mos mbyllim syte se gabimet mund te perseriten nese nuk identifikohen dhe ballafaqohen ne nje shkembim idesh mendjehapur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.