Kryesore

Salianji “flakë për flakë” me kritikët e Bashës: I bëni biografi familjes si në monizëm

20:32 - 04.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ervin Salianji, deputeti i PD­-së, ka marrë nën mbrojtje kryetarin Basha duke u dhënë një përgjigje kritikëve të tij që përmendin kunatin dhe gruan e kryedemokratit.

Pak më parë, Genc Ruli, Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli kanë akuzuar fort se Basha vendimet për PD­në i merr me kunatin dhe bashkëshorten, të cilët sipas tyre kanë zyra në PD. Mirëpo, Salianji mendon se ky argument është monist, mjerim politik dhe shkretim i mendimit.

“Lulzim Basha ka pergjegjesi per zgjedhjet dhe e ka marre pergjegjesine per zgjedhjet. Cdo deputet, Ish­deputet, drejtues partie, ish­drejtues te larte te administrates ka pergjegjesi per zgjedhjet!

Se sa dhe se si do ta vleresojne me vote anetaret e PD­se dhe po ashtu analiza e plote ne cdo seksion te Partise Demokratike. Ndersa duhet te kishte argument per menyren e organizimit apo vendimmarrjen strukturore, ndertohen konspiracione dhe akoma me keq i behet biografia e familjes si ne monizem, ky eshte mjerim politik, mungese argumenti dhe shkretim i mendimit perveçse deshperim i papermbajtur personal!”, shkruan ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.