Kryesore

Bregu: Kjo PD është e vajtueshme, e nesërmja edhe më e vajtueshme! Po përsëritet loja ‘Ngriva-Shkriva’

13:54 - 04.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Majlinda Bregu ka reaguar për situatën jo të mirë që ka mbërthyer PD-në, ndërsa ka pohuar se nuk vendosin për të ardhmen e kësaj force politike, por vazhdojnë me lojë luftash ne oborrin e lagjes.

Deputetja e opozitës, ka bërë të ditur se PD nuk mund të trajtohet si plaçkë për t’u ndarë, e ku gjithkush mund të kërrejë ndonjë copë.

Ajo e sheh këtë PD sot të vajtueshme, por kështu, edhe të nesërmen edhe më të vajtueshme për PD-në!

Ja statusi i plotë

Reagimi i mbrëmshëm pas mbledhjes: “Fol me murin!”

Erdha për të thënë edhe njëherë atë që që e kam thënë edhe më parë: Po gabojmë edhe më shumë se para zgjedhjeve!

Nuk flasim, nuk reflektojmë, nuk mendojmë, nuk diskutojmë për këtë zallamahi ku jemi sot; nuk vendosim për të ardhmen e PD-së, por vazhdojmë me lojë luftash ne oborrin e lagjes, njëri kundër disave, disa kundër disa të tjerëve dhe te gjithë bashkë kundër interesit te PD! PD nuk mund te trajtohet si plaçkë për t’u ndarë e ku gjithkush mund të kërrejë ndonjë copë. Sepse ka lindur e ekzistuar si qëllim dhe mision për të bashkuar sa më shumë njerëz, është shtëpia e gjithë demokratëve që kanë aset investimin e tyre ndër vite në të.

Ka qënë një tjetër lojë në oborrin e lagjes kur ishim kalamaj: Ngriva-Shkriva! Kjo lojë po përsëritet sot në PD, ku nuk po gjendet as vizion dhe as vullnet, për ta parë përgjegjësinë tek vetja, për të kthyer PD-në nga një parti që justifikon çdo humbje duke e hedhur fajin jashtë oborrit, në një parti që duhet ta kërkojë e ta gjejë fitoren duke u dhënë fund lojrave kapriçoze, hileqare dhe fëminore në oborr.

Nuk kam asnjë shpresë se do të shmangim humbjen e radhës pas dy vjetësh dhe ndjehem shumë e keqardhur për njerëzit e mirë jashtë këtij oborri, që vazhdojnë të shpresojnë tek PD! Une kam qenë dhe mbetem demokrate, por s’kam qënë dhe s’mud të bëj sikur nuk shoh, nuk dëgjoj dhe nuk kuptoj.

Ndjesë çdo demokrati të thjeshtë që nuk mund të bëj dot më shumë dhe keqardhje për çdokënd që e mendon luftën për ringritjen e PD-së si një rast për të ulur tjetrin!

Kjo PD siç është sot është e vajtueshme, por kështu, e nesërmja do të jetë edhe më e vajtueshme për PD-në!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.