Kryesore

Administrata dhe mësuesit pa rroga për muajin Qershor, reagon Karabina: Institucioni është bllokuar nga DAP

15:45 - 05.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vazhdon dhe me tej përplasja politike midis Ministres së Arsimit Mirela Karabina dhe Sekretarit të Përgjithshëm të këtij institucioni Plarent Ndreca.

Përplasja ka sjelle dhe pasojat e veta ku me dhjetëra punonjës të Ministrisë së Arsimit nuk kanë marrë pagën e muajit qershor që si rregull hidhet në bankë në ditët e para të korrikut.

Në një deklaratë për mediat ministrja e PD distancohet dhe bën përgjegjëse Departamentin e Administratës Publike.

Karabina përmes një njoftimi për mediat thotë se “në mënyrë të qëllimshme, institucioni është i bllokuar si pasojë e vonesës së miratimit të kërkesës zyrtare për emërimin e Nëpunësit Autorizues, kërkesë e përcjellë për miratim në datën 16 Qershor 2017.

Pavarësisht informimit të të gjithë instancave të larta shtetërore, të cilat janë përgjegjëse për zhbllokimin e situatës, kjo problematikë absurde po vijon të mbetet e njëjtë.

Burokracia e administratës dhe manifestimet e ngjyrimeve politike nuk duhet të prekë pagat e punonjësve të administratës shtetërore.

Bëj një apel institucional për angazhimin e të gjithë aktorëve të ngarkuar nga ligji, për të dhënë zgjidhjen e menjëhershme të problemit të krijuar artificialisht.

Si Ministër i Arsimit dhe Sportit distancohem nga apatia e krijuar mes Departamentit të Administratës Publike dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave që nuk sjell zgjidhje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.