BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Kur edhe artistët “lobonin” kundër paktit detar me Greqinë

16:00 - 05.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Artistët kundër marrëveshjes së kufijve Shqipëri-Greqi . “Të mos falet asnjë pëllëmbë det. Dëm territorial dhe ekonomik”
Artistët kundër marrëveshjes së kufijve Shqipëri-Greqi
“Të mos falet asnjë pëllëmbë det. Dëm territorial dhe ekonomik”
“Të gjithë shqiptarët duhet të reagojnë, të ketë edhe protesta”
Është bërë një çështje jo vetëm mediatike tashmë Marrëveshja për vendosjen njëherë e përgjithmonë të kufijve ujorë detarë midis Greqisë dhe Shqipërisë për bregdetin e Jonit. Marrëveshje sipas së cilës, Shqipëria i njeh të drejtën e sovranitetit dhe në ujërat territoriale të vijës ndërkombëtare detare, respektivisht në ishujt e Korfuzit, Othonoi, Ereikousa, si dhe disa shkëmbinj të vegjël dhe në këtë zonë. Gjithashtu, edhe disa ishuj të vegjël dhe shkëmbinj të ndryshëm në zonën bregdetare nga Vlora deri në Konispol. Një nga përfitimet më të mëdha të Greqisë nga kjo marrëveshje është kalimi në pronësi të saj i Fanarit në mesin e kanalit të Korfuzit, i cili sipas historianëve dhe gjeologëve shqiptarë ka shërbyer përpara Luftës së Dytë Botërore si manastir. Përveç reagimit të popullit, si kurrë më parë në këtë çështje janë bashkuar edhe gjithë artistët e vendit, të cilët janë kundër kësaj marrëveshjeje, nuk e shohin si transparente dhe më e rëndësihmja; të mos falet asnjë pëllëmbë det. Janë bashkuar në këtë forum edhe artistët që jetojnë jashtë Shqipërisë apo edhe ata kosovarë. Më poshtë le të njihemi me opinionet e tyre.
Irma Libohova
“Për shpirtin tim unë nuk i kisha lëshuar asnjë pëllëmbë det. Unë nuk jam në dijeni të plotë të marrëveshjes dhe nuk e njoh mirë këtë çështje që të flas me kopetenca, por nuk jam dakord. Nuk mund të falet toka (deti) kaq lehtë. Unë nuk do ta mbështesja asnjëherë këtë gjë”.
Elton Deda
“Përfundimisht or miq, kapuralin e vrau thjesht një marrëveshje! E ç’ju desh atij Shqipëria??? Ja si perfundojnë armiqtë e kombit… Tani shkojmë më shpejt në Greqi megjithatë. Ja afër po na vjen edhe me det!”
Aurela Gaçe
“Të them të drejtën nuk asnjë informacion, por nëqoftëse është e vërtetë më bën të ndihem shumë shumë keq. Nuk e di se ccfarë marrim ne në shkëmbim të dicckaje kaq të shtrenjtë (që s’besoj se ka ccmim monetar). Vetëm pak të kesh lexuar histori, ose të ndjekësh lajmet kudo në botë e di që shumë luftra janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen, për atë që quhet TOKE. Të paktën ta di sa kilometra do të më duhet t’i zbres nga Shqipëria jonë, që herë tjetër kur të prezantohem me ndonjë të huaj ta kem numrin e kilometrave të saktë”.
Blero
“Normalisht si çdo shqiptar unë mendoj që asnjë pëllëmbë e atdheut tonë nuk duhet të falet. Shqiptarët kanë derdhur gjak dhe kanë luftuar me shekuj për trojet tona. Madje ne u kemi falur boll dhe kemi humbur shumë troje që ato janë të banuara me shqiptarë, por fatkeqësisht nuk njihet si tokë e shqiptarëve edhe pse është e jona. Përsa i përket marrëveshjes unë them që t’u falim det grekëve është GABIM!!! Dhe njëkohësisht mendoj dhe shpresoj që do të ketë protesta masive!
Altin Goci
“Duhen zbardhur faktet përse po bëhet kjo marrëveshje. Mirë nuk më vjen që deti të falet. Unë nuk shoh transparencë në këtë çështje dhe njerëzit nuk dinë konkretisht të vërtetën. Marrëveshja duhej bërë transparente që në fillim për të gjithë.
Rezarta Shkurta
“Marrëveshja për përcaktimin e kufijeve ujorë midis Shqipërisë dhe Greqisë është ndofta pakti më i turpshëm që nga krijimi i shtetit Shqiptar. Ju lutem më lejoni të përshëndes të gjithë shqiptarët me poezinë e shkruar aq bukur nga poeti i madh Pashko Vasa, dhe pavarësishte se janë vargje të shkruara në vitin 1880 të vjen keq që janë aq aktuale edhe në ditët e sotme “Po sot, Shqipni, pa m’thuej si je?/ Po sikur lisi i rrxuem përdhe/ Shkon bota sipri, me kambë të shklete/ një fjalë të ambël askush s’ta flet/ Si mal me borë,/ si fushë me luleke pas ken veshun,/ sot je me cule e s’të kan mbetun as emn/, as besë vet’ i ke prishun për faqe t’zezë/ Shqiptar’,me vllazën jeni tuj/ u vrandër njëqind çeta jeni shpërnda…”
Eranda Libohova
“Nuk do të doja që të ishte e vërtetë. Ekspertët janë ata që do të na treegojnë se çfarë po ndodh, por si qytetare e këtij vendi që e do dheun e saj nuk do të dëshiroja copëtim tjetër, që këtë herë të na vinte nga deti”.
Genti Bejko
“Unë jam neutral akoma pasi ende nuk është e qartë se çpo ndodh me të dyja palët kemi dy versione dhe nuk dimë cili është i besueshëm për njerëzit nuk ëhstë bërë ende e qartë kjo marrëveshje. Duhet të ishte më pransparente për opinionin publik, ajo çfarë është thënë tani është folur në gjuhën e ekspertëve dhe nuk është e qartë. Unë jam popull dhe e dua sa më thjesht shpejgimin e kësaj marrëveshjeje, më duket si një lojë politike nga të dyja palët dhe jam si në ajër në fakt”.
Jul Deda
“Nga televizioni e kam dëgjuar dhen uk kam një informacion të saktë për këtë çështje. Nga ato që kam dëgjuar dikush thotë po u falim det, dikush jo nuk është kështu, etj. Për mendimin tim nëse po na merret det nuk është asapk një gjë e mirë, dhe nëse do të të jepja një përgjigje me humor brenda fushës në të cilën jam, do të thoja që gjithë ai det ç’na duhet kur ne nuk po e shfrytëzojmë”.
Neritan Liçaj
“Duhet parë me shumë kujdes. Unë nuk jam specialist që të them ka të drejtë qeveria apo jo, por ama ajo që më ka bërë përshtypje në këtë rast është se kur ishte puna për këtë marrëveshje Karmalis dhe ministria e Jashtme greke, Dora Bakojanis erdhën me vrap. Karamalis erdhi me vrap dhe nuk u përkul as para flamurit tonë dhe kjo gjë më bën të kem pak dyshime”.
Juliana Pasha
“Nuk jam shumë në djeni të kësaj çështje, me informacinin që kam marrë përmes gazetave dhe televizionit di të them si çdo shqiptar që jam kundër kësaj marrëveshje. Nuk jam dakord që ajo të ratifikohet. Unë nuk e di sa transparente është kjo marrëveshje por jam totalisht kundra saj”.
Hygerta Sako
“Informacioni im për këtë çështje është disi i vakët, ashtu si i shumë njerëzve që nuk janë të mirëinformuar për këtë marrëveshje. Ajo që di është një informacion përmes televizorit dhe gazetave, në bazë të tyre dhe si shqiptare mendoj se toka jonë është e shenjtë, kemi luftuar për të, nuk mund të falet aq lehtë”.
Ardi Asllani
“Partimisht duhet gjykuar kundër kësaj marrëveshje, dhe pse duke u thelluar me anë të informacionit të marr dhe duke lënë pas Atdhetarizmin e tepruar (që duhet të ishte principi bazë që do të na udhëhiqte në këtë çështje) Shqipëria pra shtëpia jonë e përbashkët preket nga kjo marrëveshje jo vetëm në dinjitet po asaj i shkaktohet një dëm ekonomik i konsiderueshëm duke qenë që kjo do të jetë zona detare që do të kaloj gazësjellsi aq i përfolur këto kohë dhe përkundrejt kësaj Shqipëria nuk ka më asnjë të drejtë përfitimi ekonomik mbi këtë vepër! Kështu pra nuk më mbetet që të jem vetëm kundra kësaj marrveshje duke bërë një arsyetim të nxehtë Moral dhe duke përdorur një logjikë të ftohtë Ekonomike”.
Produkt 28
“Kemi marrë informacione nëpër media për këtë marrëveshje dhe nuk ja vlen të diskutosh për arsyet, pasi duke parë ato që shkruhen nëpër gazeta del se ky vendim është antishqiptar. Ne jemi kundër dhe do të mbështesim që të mos vazhdojë më tej kjo marrëveshje”.
Aleksandër Gjoka
“E kam ndjekur në median e përditshme, por nuk e di sesi është e vërteta. Nuk e di së kush ka realisht të drejtë dhe kush jo për këtë çështje, pasi është shumë teknike dhe këtë më mirë se kushdo duhet ta japin specialistët”





Albana Osmani
“Nga informacionet që kam kryesisht nga ato që kam parë në televizione dhe gazeta mund them që jam kundër. Nga sa është folur bëhet fjalë për një problem që cënon kufijtë dhe normalisht që nëse kjo është e vërtetë, ashtu si çdo shqiptar jam kundër”.
Xhevdet Ferri
“Nuk kam asnjë arsye për të qenë realisht kundër, pasi kjo është një marrëveshje teknike që ka si qëllim ndarjen e kufijve. Madje e di që kjo çështje ka shkuar së fundmi edhe në gjykatën kushtetuese për të dhënë më shumë shpjegime se cila është e vëerteta. Sigurisht që nëse një marrëveshje e tillë do të kishte qëllime të mbrapshta dhe politike, do të isha kundër”.
Julka
“Sinqerisht vetëm kam dëgjuar kalimthi mbi këtë temë, por nuk kam informacion të thelluar për të dhënë një opinion mbi këtë çështje. Nëse do të kërkohej të flisja për probleme sociale që i prekin shqiptarët çdo ditë mund të jepja opinionin tim, por për këtë marrëveshje nuk kam asnjë informacion, përveç atyre që kam lexuar dhe nuk mjafton të jap qëndrimin tim”.
Frederik Ndoci
“Sipas atyre që kam lexuar kjo nuk është një padrejtësi që bëhet, por një siguri që do të krijohet për vendosjen e kufijve të mbetura të paqarta që në vitin 1913. Çdo njeri kur voton një qeveri, kjo e fundit nuk bën lodra, por merr vendime. Besoj se kjo marrëveshje është pozitive dhe ka si qëllim frymën pozitive me fqinjët tanë grekë dhe është një proces i domosdoshëm”.
Amarda Toska
“Kam dëgjuar për problemin e ndarjes së kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë, por nuk njoh pretendimet as të palës shqiptare dhe asaj greke. Ky është një problem që realisht konstatohet nga hartat dhe kuadrin ligjor, prandaj nuk mund të them se kush e ka fajin. Por, nëse në këtë marrëveshje ka synime manipulim, me qëllim marrjen e një territori, të gjithë shqiptarët duhet të reagojnë. Ne reagojmë për kutitë e votimit apo për problemet e tjera, por nëse kjo marrëveshje prek vendin tonë, ujrat ku ne pushojmë duhet të ishte bërë zhurmë më e madhe dhe të gjithë duhet të ngrihen për ta mbrojtur”.
Orinda Huta
“Sigurisht nuk e shoh aspak të drejtë këtë çështje. Edhe pse e kam ndjekur me vëmendje të madhe këtë histori, si çdo shqiptar që në këtë rast po cënohet territori ynë, kam ndjekur çdo emision që zhvillohet për këtë argument dhe në të vërtetë nuk është shumë e qartë edhe argumentimi. Mendoj se duhet të bëhet më e qartë, më duket pak e çuditshme, pasi nuk jepet në mënyrën më konkrete dhe të kuptueshme për popullin çështja e marrëveshjes. Jam sigurisht kundra saj”.
Vedat Ademi
‘Sigurisht që jam kundër kësaj marrëveshjeje. Nëse bëhet fjalë me i falë det grekëve jam totalisht kundër, asnjë shqiptar nuk duhet ta pranojë këtë gjë. Sigurisht unë nuk jam i mirëinformuar për këtë çështje, gjithë informacioni që kam ëhstë ai përmes medias”.
Çiljeta Xhilaga
“Gjatë kësaj kohe unë kam qenë në lëvizje dhe kam dëgjuar pak për këtë çështje. Nuk di të them sa transparente është, por ama nuk do të isha asnjëherë dakord që toka jonë, në këtë rast deti, t’u falej grekëve”.

Ky shkrim u botua më 14 Tetor 2009 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.