Kryesore

Deputetja shpërthen ndaj Preç Zogajt: Pervers dhe tradhtar, humbja ka vulën tënde. Njeri pa shtyllë kurrizore

13:01 - 05.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputetja demokrate, Albina Deda, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar ashpër sot kundër kandidatit të PD-së, Preç Zogaj, i cili teksa analizoi situatën zgjedhore theksoi se “Siç erdhën punët, PD më mirë të shkonte në ‘luftë’ me PS sesa me marrëveshje.

Deda e quan Zogajn një njeri që i mungon shtylla kurrizore, ndërsa thekson se në malësi nuk është veç paburrni, por thjesht fare tradhëti. Ajo shkon dhe më tej, kur i drejtohet Zogajt se humbja në Lezhë ka thjesht targën e tij.

“Nese do ta përkufizoja kimikisht qëndrimin tënd or Preç do të përfundoja me një fjali: ‘Riciklimi i të ricikluarve është në kushtet e pamundësise’, – ka shkruar Deda.

Deklarata e Dedes 

Prej kohesh kam demonstruar qendrimin tim qytetare si demokrate kunder zerave brenda PD-se qe mllefuan pa pushim kunder lidershipit Basha duke shfrytezuar nje kontekst politik e njerezor i cili i ka sjelle jo pak kosto forces politike ku me deshire e idealizem kemi aderuar.

Koha e faktet po konfirmojne se ulerimat ne emer te demokracise te grupit anti-Basha jane kopje shemtire te koheve te lashta te herezise.

Por çudia qe me se pakti me çudit eshte reagimi i sotem po aq prevers e kontravers i Preç Zogajt i cili u rrjeshtua me ane te sofizmave te tij antianalitik kunder z.Basha.

Kjo ne malesi nuk eshte veç paburrni por thjesht fare tradheti. Zogaj me perdredhjet e tij 25 vjecare ne fakt ka deshmuar se i mungon shtylla kurrizore si njeri, politikan, analist e politolog.

Ai sa here zhagitet e jargitet per pushtet ne mungese te doktrines qe duhet te kete nje personalitet. z.Basha e nominoji ate ne listen e qarkut Lezhe ne nje vend jo pak te lakmueshem per nje njeri me ideal te qendrueshem.

Une dhe gjithe demokratet natyrisht e njihnim por i beme fushate por vete personaliteti i tij i konsumuar e i dyzuar beri qe ai te humbe shansin. Kjo humbje ka thjesht targen tende Prec Zogaj!

Po ashtu prononcimi jot i sotem dekonspiron, se karriera e semure dhe aspak refleksioni te riktheu ne PD. Per te gjithe ne, gjithe demokratet dhe natyrisht edhe per kryetarin Basha ky eshte nje mesim i madh.

Nese do ta perkufizoja kimikisht qendrimin tend or Preç do te perfundoja me nje fjali :”Riciklimi i te ricikluarve eshte ne kushtet e pamundesise”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.