Kryesore

Emrat/ Dehen në një lokal në Golem, përfundojnë me thika. Një i plagosur

20:25 - 05.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën turistike të Golemit.

Burime policore kanë thënë se rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, pranë një lokali në Golem, janë konfliktuar dy të rinj. Mësohet se ata kanë qenë në gjendje të dehur në kohën kur janë zënë.

Gjithashtu ata thonë se dy të rinjtë me inicialet A. M., dhe A. B. janë konfliktuar jashtë një lokali ku kishin pirë alkool për disa orë.

Dy personat e përfshirë në konflikt ishin nga Tirana dhe Kavaja. Pas sherrit verbal, konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.

Kështu, 35-vjeçari A. B., është qëlluar me thikë dhe ka mbetur i plagosur. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.