Kryesore

Fotot/ Eduard Selami kthehet në lokalin e PD për herë të parë pas incidentit kur shpalli kandidimin përballë Bashës

20:17 - 05.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pak ditë më parë, kandidati për kryetar të PD-së, Eduard Selami u përfshi në një incident në selinë e partisë, menjëherë pasi kishte shpallur kandidaturën përballë Lulzim Bashës.

Shoferi i deputetes Mimoza Hajdarmataj, Alfred Dollapi i është drejtuar me një gjuhë të ashpër Selamit, pak minuta pas konferencës për shtyp duke e kërcënuar atë.

“Çfarë pune ke ti këtu, ça do këtu? Nuk të lë as të hysh në selinë e PD, pasi nuk ke çfarë kërkon këtu?”, i është  drejtuar shoferi i deputetes kandidatit për kryetar partie Eduard Selami.

Selami ka ruajtur qetësinë nga e gjithë kjo situatë, dhe debati duket të ketë mbaruar aty.

Ai ka folur për mediat dhe ka treguar gjithçka sa ndodhi.

“Pati një incident të pakëndshëm sot në Seline e Partisë Demokratike që unë më vonë e mësova se kush ishte. Megjjthatë unë do shoh përpara dhe e rëndësishme është gara në PD”, tha asokohe Selami.

Sot, kandidati për kryetar është rikthyer qetësisht dhe ka pirë një kafe me një mikun e tij në lokalin pranë PD-së. Fatmirësisht, asnjë incident nuk ndodhi kësaj rradhe.

GSH.al

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.