Kryesore

Kryemadhi pas zgjedhjes si kryetare e LSI falenderon Vasilin dhe një “kërcënim” për qeverinë

21:46 - 05.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas zgjedhjes së saj si kryetare e LSI, Monika kryemadhi ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook. Duke falenderuar të gjithë të pranishmit, Kryemadhi ka pasur një falenderim special edhe për Petrit Vasilin.

Më tej kryetarja e LSI ka thënë se opozita e tyre do të jetë pa kompromis kundra tiranisë së qeverisë.

Statusi i Monika Kryemadhit

Jam ende e emocionuar nga konventa e sotme e LSI, nga mbështetja dhe energjia që më dhatë të gjithë ju në sallë dhe qindra e mijëra të tjerë që na ndoqët nga ekrani apo rrjetet sociale. Unë do të doja t’ju shtrëngoja duart të gjjthëve, t’ju shprehja edhe njëherë mirënjohjen për besimin dhe energjinë që na jepni çdo ditë. Por në veçanti dua të falenderoj mikun dhe bashkëluftëtarin tim të hershëm dhe shumë të dashur, Petrit Vasilin, këshillat dhe mbështetja e të cilit kanë qenë dhe do të mbeten shumë të rëndësishme për mua si politikane dhe si drejtuese e LSI. Ndihem krenare që do të jemi në krah të njëri-tjetrit në betejën tonë të madhe opozitare. LSI do të jetë opozita pa kompromis, kundër tiranisë së një qeverie të inkriminuar, të korruptuar dhe të marrë peng nga oligarkët. Të gjithë së bashku do të jemi zëri dhe forca kundër mafias në pushtet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.