Kryesore

Live/ Kryetarja e re e LSI paralajmëron protesta: Në shesh, ta çojmë për skrap qeverinë e Ramës

19:17 - 05.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Monika Kryemadhi ka folur në Konventën Kombëtare të LSI lidhur me qëllimin që do të ketë LSI për këto  4 vite. Ajo ka thënë se do ta kthejë në skrap qeverinë e Edi Ramës.

“Do të jetë një rrugë e gjatë dhe pa kthim prapa. Ne jemi forca kryesore në Shqipëri. Në Shqipëri nuk e përcaktojnë partitë politikën por njerëzit të cilët zgjodhën LSI. Banditizmi u vu re në 25 qershor, dhe tashmë ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Do të bëjmë protesta në sheshe, për të shporrur banditizmin politik. Ne do të jemi ata që do ta çojmë për skrap qeverinë e krimit të organizuar.

Edi Rama mund të blejë qeverinë e tanishme, por me gjithë paratë e rruzullit tokësor, nuk do të blejë këtë opozitë. Ne ishim kundër zhvillimit të zgjedhjeve pa opozitën. Ne fituam nderimin e shqiptarëve dhe urrejtjen e drejtuesit të rilindjes e krimit arrogant. Ne denoncuam dhe treguam në terren ku ishte krimi i organizuar. Ata e dinë shumë mirë që LSI është e vetmja forcë opozitare dhe e fuqishme. Që sot do të punojmë rrugicë më rrugicë, pallat më pallat për ta kthyer në skrap qeverinë e tij që nuk erdhi nga votat tuaja por nga krimi i organizuar,” ka thënë Kryemadhi.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.