Kryesore

Live/Luan Rama: Nuk kemi lindur në zyrat e pushtetit, Shqipëria ka nevojë për opozitë

18:48 - 05.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nis Konventa Kombëtare e LSI, ku do të shpallet dhe kreu i kësaj partie. Pak më parë është përfolur se kreu i saj, pas tërheqjes së Petrit Vasilit do të jetë Monika Kryemadhi. Në hapjen e konventës ka folur Luan Rama. Ai ka thënë se LSI është opozita që vendi ka nevojë, dhe që nuk ka lindur në zyrat e pushtetit por në zemrat e njerëzve.

“Në 25 qershor, pa pyetur e pa u trembur para pushtetit, zgjodhën dhe votuan LSI. Vota e 25 qershorit është votë besimi dhe zemrash. Ne jemi bashkë sot më të bashkuar se kurrë. Ne jemi më të fortë e më të vendosur të vazhdojmë luftën tonë për demokraci.

Konventa jonë, institucioni më i rëndësishëm i LSI. LSI nuk ka lindur në zyrat e pushtetit, por ka lindur në zemrat tuaja dhe është përmirësuar nga përkushtimi atdhetar. LSI është lindur dhe rritur për të luftuar abuzivizmin. Shqipëria ka nevojë për opozitë dhe ne do t’i përgjigjemi asaj pjese që na votoi. Shqipëria ka nevojë për një alternativë të re, që ne do t’ia japim,” ka thënë Luan Rama.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.