Kryesore

Vijon sherri në PD/ Zogaj: Albina, ke gjurmë bolshevike. Përgjigjet Deda: Paburrni, gabuam që të kandiduam

19:55 - 05.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kanë vijuar përsëri debatet mes Albina Dedës dhe Preç Zogajt në rrjetet sociale. Zogaj në përgjigje të deputetes së PD i ka sqaruar edhe njëherë se për akuzat si spiun gjatë regjimit komunist i është drejtuar gjykatës.

Nga ana tjetër deputetja i ka thënë publicistit se është treguar mosmirënjohës ndaj Bashës. Replika mes të dyve ka vijuar në rrjetet sociale, ku Zogaj i ka shprehur Dedës se e ka mbështetur zotin Basha, por tashmë i kërkon të mbajë përgjegjësi për rezultatin. Në përgjigjen e saj deputetja i ka kujtuar edhe njëherë përfshirjen e këtij të fundit në ngjarjet e 21 janarit.

Komentet në Facebook

Preç Zogaj

Albina,  shpjegoju sepaku  ta painformuarve  dhe te ligjve qe kane marre  hov nga statusi yt se  mua nuk me eshte dhene e drejta e studimit per  shkak te biografise, megjithese me  mestaraen 10 te shkolles se mesme, se jam themeues i  minutatave te pare  te PD-se dhe gazetes Rilindja demokratike, se per shpifjet qe me kane bere sektaret e vjeter te shdukur pa nam e nishan i jam drejtuar gjykates njezet vjet me pare  qe ka dhene vendim te formes se prere ne  fafor te pastertise se figures sime, se mbi bazen e ketij vendimi dhe kontributeve  te tjera ne politiken shqiotare jam zgjedhur deputet  i PD-se me sistem mazhoritar ( me emer, siç do te  zgjidhesha me siguri edhe kesaj radhe). Ti e di mire kete sepse kam firmosur emerimin tend si krytar i grupit te punes.  Une nuk  te kerkoj ty te ndash mendimet apo opinionet e tua me mua; nuk pretendoj as ndonje vleresim per korpusin e vepres sime te shkruar  ku bashke me deshmine e pakontestushme te  zhvillimeve njezet e  gjashtevjeçare, kam lene edhe  shenjen e  antikoformizmit  ne çdo rrethane, pa marre parasysh koston personale. Shumica dermuese e njerezve te njohur nga bota e medias dhe mjediseve intelektule e njohin kete vlere  autirentike timen, pavaresisht se pozicionet nuk i kemi patur njelloj. Une nuk te kerkoj ty te  mendosh mire per vepren time dhe as per agnazhimet e  mia poltike dhe intelektuale. Por te kekroj te mos me nxjerresh ne  priten e  njerezve  qe riciklojne shpifje te sqaruara ne rruge  gjyqesore ( ku mund ti sqarosh tjeter). Per te tjerat do te te shkruaj me vone.

Albina Deda

Z.Preç! Arsyeja e reagimit tim eshte e shprehur qarte dhe pa nentekste:

Mendoj se jeni treguar mosmirenjohes ndaj PD dhe z.Basha ne kete reaksion tuajin.

Nuk i takoj botes se letrave ndaj nuk marr persiper analizen e tyre.

Ai eshte profesioni juaj dhe e respektoj.

Sa per pritat dhe perfoljet ato nuk me perkasin mua.

Nuk bej pjese dhe nuk di nga ajo bote e erret e diktatures te cilen e urrej ndaj nuk kam aluduar dhe nuk aludoj.

E gjitha eshte rrjeshtimi juaj i befte ne nje situate delikate kunder z.Basha te cilin e quaj prape te pabese dhe jo burreror.

Une nuk bej  avokati por askush nuk me ndalon te reagoj per gjerat qe kane te bejne me

PD-ne pasi jam anetare e saj prej 27 vitesh.

Une nuk supozova por reagova me logjike humane dhe demokratike  ndaj prononcimit dhe per me teper kohes e konteksit qe ju zgjodhet per te sulmuar Bashen!

Preç Zogaj

Nuk e di perse e ke fjalen, ku e gjen ti mosmirenjohjen? Une kam ngritur si akush tjeter problemin e madh te shitblerjes  masive te votes dhe kam kerkuar  nga PD ngritjen e nje komisoioni faktmbledhes. A  me ke lexuar te Panorama apo ne portale? A me ke ndjekur ne Opinion? Nese jo, shihi se i ke ne youtube e kudo. E kam ngritur zerin gjate fushates  dhe jo vetem pas fushates. Zotin Basha une e kam mbeshtetur si pakush qe nga fillimi i tij dhe kam duruar shume  shpifje si keto te miqve te tu ngaqe mbeshtesja Bashen. Une moj  zonje   nuk e kam sulmuar Bashen, por i kam kerkuar te mbaje qendrim ndaj rrezultatit dhe te ndjeke shembullin e Mateo Renzit  ne  Itali qe dha doreheqjen pasi humbi nje referendum ( jo zgjedhje) dhe rikandidoi e fitoi si i dorehequr. Ky eshte nje standart qe ndihmon per te fuqizuar partine dhe vete liderin. Une nuk njoh menyre tjeter veç gares se hapur me shume  alternativa per te  fuqizuar partine pas nje deshtimi.  Nuk njoh rruge tjeter veç  gjitheperfshirjes dhe diversitetit. Nje identitet  i perbashket forcohet nga mosdakortesite, thote politologu konservator  angles Roger Skuton. Merre dhe lexoje se eshte botuar ne  shqip me titullin ” Si te jesh i djathte”. Do te mesosh shume per stilin   dhe idete e konservatoreve qe jane aleatet tane. Aty mund te  shohesh se sa  e papranueshme eshte  gjuetia kunder diversitetit. Megjithate, ajo qe te kerkoj j une ty sot per sot  eshte  te mos me nxjerresh ne priten e  shpifanjoseve qe riciklojne shpifje  te sqaruara ne gjyakate, kaq. Per te tjerat do vazhdojne te flasim se ketu jemi, ne PD.

Albina Deda

Z.Zogaj!

Aq sa me eshte dhene mundesia ju kam ndjekur e ju ndjek ne shkrime e veprime.

Te them te drejten shpesh jam ndjere mire por jo pak jam zhgenjyer.

Une nuk ju besoj shume slloganeve teorike sesa perjetimeve praktike.

E per illustrim te kesaj po ju kujtoj diten e zeze te 21 janarit dhe perfshirjen tuaj.

Sa per diversitetet qe promovoni me lejoni tju bej nje pyetje qe e çmoj retorike-A do ti shprehnit keto konsiderata per z.Basha nese sot do te kishit ne xhep mandatin e deputetit.

Gjithkush qe ju ka ndjekur ne 26 vite nese do ishte ne minimumin e realizmit do pergjigjej:Never.

Me kaq e mbylli Preç sepse jam totalisht e angazhuar ne fushaten per rikonfirmimin kryetar te PD-se te z. Basha.

Precc Zogaj

Albina, nuk ke sjelle asnje argument apo prove se une kam sulmuar Bashen. Ndoshta ngaterron opinionin me sulmin. Ky eshte problemi yt. I ke mashtruar miqte e tu.U ke zgjuar orekset e sharjeve te rendonta, qe nuk kane asnje lidhje me etiken bashkohore dhe demokratike te komunikimit. A e di ti se çka ndodhur me zgjedhjet ne Shqiperi? A e di ti se keto jane zgjedhjet me te damkosura ne histori nga shitblerja? A edi ti se ne Elbasanin me katermbedhjete mandate PD ka marre vetem tre mandate, aq sa Lezha, kryesisht per shkak te shitblerjes kapilare? Duke u dhene ze mllefeve irracionale te miqve te tu ne fb tend ti nuk ben gje tjeter veçse ben alibine e shitblerjes masive dhe dhunes se jashtezakonshme. Demokratet e fushes se betejes do te te te tregojne ty dhe ndonje tjetri si ti, por edhe shifrat per aq mund te flasin shifrat ne zgjedhjet e blera, se grupi yne dhe une si me i vjetri i grupit beme nje gje per tu lavderuar ne rrethanat e pazarit kombetar me voten, duke marre tre deputete. E kam zakon qe nga fillesat e dekokracise te them mendimin tim te argimentuar, por sulmet personale nuk i kam perlqyer ndonjehere. Ca me pak per ne mik timin siç eshte Lulzim Basha. Po une shtroj nje ceshtje: Po sikur vertete ta kisha sulmuar Bashen pwr rrezultatin,, siç shoh se bejne nje numer jo i vogel demokratesh me mbare vendin? Mos do te thote tu nxjerim thonjte, tu hedhim balte, ti perjashtojme nga partia, te bejme purge te tipit stalinist? Zonje, PD i ka kapercyer keto reminishenca bolshevike ketu e njezet e ca vjet me pare. Une kam bere beteja te medha per tolerancen dhe gjithperfshirjen. Sali Berisha ka ardhur me kalimin e kohes te keto pikpamje fitimtare.Kam pare shume njerez keto vite duke hedhur gurin dhe topin e baltes, te vetequajtur kristiane qe vetem me filozofine e Jezusit dhe me parabolen e tij madheshtore te Marije Magdalenes nuk kane asnje lidhjje. Pluhuri i harreses i ka mbuluar, disa jane penduar. Keshtu do te jete edhe ne te ardhmen me kedo qe nuk kupton natyren e politikes ne shoqerine e hapur. Giithepershirja u drejtohet oponenteve dhe kundershtaret brenda llojit, perndryshe pse do te quhej gjithpershije. Toleranca gjithashtu. Ta citova jo me kot Roger Skruton: Nje identitet poltik i perbashket perforcohet nga moddakordesite. Psikologjia e kazemers i vret partite ne shoqerine e hapur. Kjo eshte filozofia djathtiste. Ti me thua nuk merrem me keto. Po nese nuk merresh me keto nuk je ne zanatin tend. Prisja prej teje te fshije shpifjet, tiu nuk e bere. Lamtumire, zonje.

Albina Deda

Preç! Si per lamtumire po te pergjigjem natyrisht jo duke shfletuar enciklopedi te pluhurosura por krejt thjesht.

Gabuam qe te kandiduam!

Ti mekatove qe reagove.

Ke njezet vjet qe serviresh me nje kasete maske ku mungon sojnia, burrnia, intelektualizmi dhe qendrueshmeria!

Mua dhe asnje demokrati te vertete nuk me cudit as qendrimi dhe as cinizmi yt.

Nga anet tona kane thene”Iriqi sillet nga sillet e shkon ke ferrat”.

Tani lamtumire sak.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.