Kryesore

EMRI/ Arrestohet djali i ish-bosit të VEFA-s, Vehbi Alimuçajt, ja për çfarë akuzohet

13:56 - 06.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Djali i ish-pronarit të kompanisë Vefa, Artan Alimuçaj është arrestuar mesditën e sotme. Kjo pasi ishte shpallur në kërkim si i dënuar me 4 vite burg.

Oficerët e forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Tiranës kanë bërë të mundur ditën e sotme kapjen e Artan Alimuçaj, banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË

“Më datë 06.07.2017, Shërbime te Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit: Artan Alimuçaj, 41 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për këtë shtetas, Prokuroria e Tiranës ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të datës 18.11.2015, të Gjykatës së Tiranës, e cila e ka dënuar me 4 vite burg për Veprën Penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Neni 287/1 i Kodit Penal.

Në dhjetor 2014 Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim Vehbi Alimuçajn dhe djalin e tij, shtetasin Artan Alimuçaj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal (me ligjin e kohës së kryerjes së veprës penale).

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Vehbi Alimuçaj, i cili ka qenë administrator i firmës piramidale “Vefa”, është dënuar për veprën penale të “Mashtrimit” për një numër shumë të madh personash, rezulton se ka pasur një llogari bankare në një bankë në Hungari në shumën 328 mijë dollarë.

Po ashtu, rezulton se në të njëjtën bankë, djali i tij, shtetasi Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në shumën 647 mijë dollarë.

Sipas hetimit të prokurorisë, rezulton se këto para janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm “Mashtrim” i shtetasit Vehbi Alimuçaj deri në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.