Kryesore

Ngjela: Historia jonë e degraduar nga korrupsioni filloi të flasë. Zvarritja që i bëri grupi i Berishës, turp historik

15:10 - 06.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Avokati Spartak Ngjela ka komentuar nisjen e kontrollit të pasurisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ngjela shkruan se historia jonë e degraduar nga korrupsioni filloi të flasë sipas ligjit, më në fund, dhe asnjë i korruptuar nuk do të mund të shpëtojë.

Nisjen e Reformës, Ngjela e ka quajtur një fitore të madhe të shqiptarëve në luftën e tyre për dinjitet kombëtar dhe për dinjitet individual.

 

Nga Spartak Ngjela

 

Filloi kontrolli i gjyqtareve dhe prokurorëve.

Ka katër ditë që specialistë shqiptarë dhe të huaj kanë filluar me intensitet punën për kontrollin e pasurisë së tyre.

  1. Ka katër ditë që ka nisur puna për kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
    Një kontroll profesional i imët dhe radikal ka filluar kundrejt tyre, dhe me intesitetet të lartë në lidhje me pasurinë.

Këta do të kontrollohen sipas këtij rendi:
Kur e ka mbaruar shkollën e lartë gjyqtari dhe prokurori;
Kur janë martuar;
Sa pasuri ka pasur gjyqtari dhe prokurori në ditën që ka filluar punën si gjyqtar ose si prokuror.
Çfarë pasurie ka pasur çifti ditën e martesës.
Çfarë pasurie kanë këta tani;
Çfarë pasurie kanë pasur njerëzit e afërt që janë fis me gjyqtarin dhe prokurorin përpara se këta të jenë bërë gjyqtarë apo prokurorë;
Çfarë pasurie kanë sot të afërmit e gjyqtarit dhe të prokurorit.

Gjithçka do të ecë me një metodë të lartë profesionale dhe shumë shpejt shqiptarët do të shohin rezultatet e para.

Kjo tregon se Reforma filloi implementimin e saj. Asnjë nuk do të shpëtojë nga kontrolli i imët profesional; dhe kjo sigurisht që është një fitore e madhe e shqiptarëve në luftën e tyre për dinjitet kombëtar dhe për dinjitet individual.

Historia jonë e degraduar nga korrupsioni filloi të flasë sipas ligjit, më në fund, dhe asnjë i korruptuar nuk do të mund të shpëtojë.

  1. Menjëherë pas kontrollit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve do të nisë puna për kontrollin e politikanëve të rangjeve të larta që kanë alternuar pushtetet me gjyqtarët për mosndëshkim.

Gjithçka tani erdhi në fund: shqiptarët do të fillojnë të shpresojnë realisht për jetën e re. Kurse zvarritja që i bëri kësaj çështjeje grupi i Berishës sigurisht që do të konsiderohet si një turp historik.

Zbatimi i kushtetutës dhe ligjeve të Reformës, nuk kanë më asnjë pengesë. Dhe gjithçka do të jetë transparente dhe e gjykuar me drejtësi.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.