Kryesore

Vrasja e Gazmend Çollakut, Shtraza: Isha në Tiranë kur ndodhi ngjarja, ja nga e njoh Dalipajn

14:23 - 06.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I akuzuari për rrëmbimin dhe vrasjen e e Gazmend Çollakut më 6 janar 2016 në Durrës, Denis Shtaza ka mohuar sot në sallën e gjyqit se ka lidhje me ngjarjen.

Shtaza ka mohuar por njëkohësisht ka dhënë edhe një alibi ku ka treguar se ka qenë në Tiranë kur ka ndodhur vrasja.

“Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Çollakut. Me atë jam njohur në burg por s’kisha përplasje. Kur u plagosa në 2013, nuk kam fajësuar Çollakun”, ka thënë Denis Shtraza në seancën e sotme.

Ai ka shpjeguar gjithashtu dhe lidhjen me ish-shefin e krimeve, të vrarë tashmë Ervin Dalipaj, gjithashtu i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut.

“Me Ervin Dalipajn jam njohur në Durrës, kishim një plazh privat. Kur u vra Çollaku kam qenë te 21 dhjetori në Tiranë. Takova Ervin Dalipajn dhe ikëm në Durrës. Për gjurmët e gjakut dhe telefonat nuk di asgjë”, ka deklaruar Shtraza.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.