Kryesore

Vrasja e oficerit të RENEA-s, tërhiqen dy bashkëpunëtorët e drejtësisë: Ishim nën presion, jemi rrahur

08:15 - 06.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Xhensila KODRA

Ndonëse kanë kaluar 2 vite nga vrasja në Lazarat e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, procesi gjyqësor ndaj 11 të pandehurve po merr një tjetër kthesë. Dy dëshmitarët e mbrojtur në këtë dosje, Elvis Kaça dhe Klodian Selimi janë tërhequr nga bashkëpunimi me drejtësinë. Dy të rinjtë kanë pohuar para gjykatës se deklarimet që kishin dhënë më parë për skenarin e vrasjes së efektivit të policisë, por edhe për nxjerrjen e emrave të shokëve të tyre, i kanë bërë pasi ndodheshin në presionin e policisë. Po ashtu, ata pohuan në gjykatë se emrat e shokëve i kishin treguar edhe nga dhuna që ishte ushtruar ndaj tyre. Dalja nga bashkëpunimi i dy dëshmitarëve të drejtësisë u konfirmua gjatë gjykimit që ka nisur nga fillimi, edhe pse prokuroria për këtë dosje kërkoi tri burgime të përjetshme dhe 117 vjet heqje lirie në total. Kështu, kur dosja u kthye vetëm kur ishte shumë pak hapa larg dhënies së vendimit përfundimtar ndaj të pandehurve. Pavarësisht kësaj, 10 nga të pandehurit e dosjes insistuan sërish për gjykimin e shkurtuar. Ndërsa, i vetmi person që vazhdon të kërkojë që gjykimi ndaj tij të vijojë i zakonshëm është i pandehuri Elvis Boçia.

Ky i fundit gjatë gjithë kohës pretendon se nuk ka lidhje me vrasjen e efektivit dhe se nuk është i përfshirë në asnjë moment në të. Ai pretendon se në momentin që ka ndodhur ngjarja nuk ndodhej aty, por në banesën e tij duke dëgjuar muzikë. Të njëjtën gjë pohoi dje edhe avokati Ilir Murati, i cili tha se klienti i tij nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe se po ngatërrohet me një tjetër person, që as nuk është arrestuar dhe as nuk është i shpallur në kërkim. “Ka të dhëna se është një person tjetër, që nuk është i arrestuar dhe nuk është në kërkim. Kjo është detyrë e prokurorisë dhe policisë për ta hetuar”, deklaroi për mediat avokati, Ilir Murati.

Fillimisht, avokati kërkoi që si dëshmitarë të thirreshin të gjithë banorët e fshatit Lazarat, por më pas rrethi i dëshmitarëve u ngushtua, ndërsa kërkoi që të shfaqeshin edhe pamjet e marra nga një kamera sigurie ku shfaqeshin pesë persona të armatosur.

Në seancën e ardhshme pritet që në gjykatë të dëshmojnë 7 persona, të gjithë oficerë policie, që ishin në vendngjarje kur u vra efektivi Ibrahim Basha, si edhe oficerë të tjerë që kishin përpiluar planin e patrullimit në fshatin Lazarat. Mes efektivëve që do të dëshmojnë janë edhe Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj, të cilët mbetën të plagosur.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.