BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Harrohet ‘banania’,i thinjen flokët! Fatos Beja ‘mbyt’ dhimbjen me alkool. Zoti ambasador, kujdes me ëmbëlsirat…!

16:00 - 07.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Harrohet ‘banania’,i thinjen flokët! Fatos Beja ‘mbyt’ dhimbjen me alkool. Zoti ambasador, kujdes me ëmbëlsirat…!





Zoti ambasador, kujdes me ëmbëlsirat…!
Prej pak kohësh, ambasadori gjerman Bernd Boschardt, është kthyer në një personazh dite, kjo jo vetëm falë axhendës së ngjeshur diplomatike, por dhe aktivitetet jo protokollare. Paparaci ynë e ka kapur teksa ishte duke drekuar me disa miq të ngushtë në një nga lokalet  luzksoze të Beratit. Por, ne hasëm një detaj shumë të fortë gjatë kësaj dreke, pikërisht ëmbëlsirat, që duket se janë pjesë e menusë së preferuar të zotit Boschardt. Por, duke pasur parasysh faktin se treleçet janë një ushqim superkalorik, i sugjerojmë zotit ambasador të konsumojë sa më pak sheqerna, pasi do t’i duhet shumë aktivitet fizik, për të djegur kaloritë e ëmbëlsirës italiane.


Harrohet ‘banania’,i thinjen flokët!
Kush tha që pushimet mbaruan? Për Erand Sojli dhe Dashnor Diko, pushimet vazhdojnë ende, edhe në vjeshtë. Por, ndryshe nga të tjerët, ata preferojnë që si miq të ngushtë të vizitojnë më shumë vendet historike sesa të udhëtojnë në vendet ku dielli nuk perëndon kurrë. Ata ndodhen pikërisht në Francë, në një prej vendeve që vizitohet më shumë në Evropë, duke treguar një tjetër anë të panjohur të tyre: interesin për epokën e artë të Luigjit të IV. Por, edhe pse janë përkohësisht larg Shqipërisë, Dashnor Diko konfirmon lidhjen e ngushtë që ka me vendin, duke prekur me respekt flamurin kombëtar që e sheh në një nga rrugët e Francës. Ajo që na bën përshtypje sot nga Dashnori, është se ai duket se është divorcuar me të kaluarën. Nëse të gjithë e kujtojnë me këngën “Banane”, ku i vinte pas një biondineje, tani nuk ka më asnjë gjë të përbashkët. Me flokë të thinjur, larg muzikës, larg alkoolit, ai ka nisur një jetë të re si biznesmen. Gjë që justifikon edhe pushimet e tij të shtrenjta pariziane.


Fatos Beja ‘mbyt’ dhimbjen me alkool
Nuk gëzon më ofiqet që të jep posti i ministrit. Kundër vullnetit të tij, atij iu hoq e drejta për të qenë pjesë e mbledhjeve qeveritare. Edhe pse aktualisht Fatos Beja gëzon postin e Kryetarit të Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, duket se përsëri nuk e ka marrë veten nga largimi prej Ministrisë së Arsimit. Edhe në foto paraqitet me çehre të lodhur. I pranishëm në një festë zyrtare, sapo është afruar kamerieri me tabakanë me pije, Beja nuk e ka zgjatur, por ka rrëmbyer një gotë verë, e vetmja gjë që qetëson plagën e tij ende të pambyllur. Thonë se “çudia më e madhe tri ditë zgjat”, por për Fatosin ajo do zgjasë sa të ketë verë!
Ky shkrim u botua më 31 Tetor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.