BLUETOOTH

Alesio Aliaj rrëfen jetën e tij të re: S’kam qenë kurrë për shitje! Qejfi s’ka çmim!

10:00 - 08.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Pamela Aliaj




Pushimet këtë vit për Alesio Aliajn kanë nisur ndryshe. Vendet ekzotike dhe plazhet plot jetë, këtë vit Alesio do t’i vizitojë me vajzën. Në një intervistë të dhënë për “Bluetooth”, modeli i njohur në Australi ka folur për jetën e tij të re pranë partneres Kathrine dhe vogëlushes Jolie Rose. Ai gjithashtu ka folur për një martesë, që së shpejti pritet të ndodhë dhe marrëdhënien e tij në çift. Jeta ka ndryshuar tashmë për modelin nga Tropoja, është bërë më e bukur dhe shumë “sporte” të ushtruara më parë nuk janë më pjesë e jetës së tij.
Si do të jenë pushimet këtë verë që jeni bërë me vajzë?
Nuk di si t’i shpjegoj. Pushimet më të mira që kam kaluar.


Keni plane për martesë?
Po, patjetër dhe shumë shpejt.
A është xheloze partnerja juaj?
S’ka dashuri pa xhelozi, por xheloze në qoftë se e bën për t’u xhelozuar.
Je një nga zhigolotë më të njohur dhe seksi në Shqipëri. A keni ndërmend të vazhdoni të jeni zhigolo?
Zhigolo? Një person kur është ‘single’ dhe bën qejf nuk quhet zhigolo? Thjesht bën qejf.
Është si një sport dhe një ditë duhet ndërruar sport. Çdo gjë është me kohë.
Si është jeta tani vetëm me një partnere?
Quhet familje!


A e ka menduar Alesio tradhtinë?
Tradhti është fjalë e rëndë.
Të ka ardhur ndonjë ofertë joshëse nga femrat tani që je me një partnere?
Femrat duan gjithmonë të vështirën.
A ka ndryshuar për Alesion çmimi për “one night stand”?  
Alesio nuk ka qenë kurrë për shitje, Alesio e ka bërë çdo gjë për qejf. Qejfi nuk ka çmim.
Është Alesio xheloz për partneren?
Ç’të thash, s’ka dashuri pa xhelozi.
Çfarë nuk do të toleronit në marrëdhënien tuaj?
Gënjeshtrat.
A keni plane për një fëmijë tjetër?
Po, por këto gjëra ndryshe i mendon dhe të tjera dalin. Por gjëja më e rëndësishme është të lindin të shëndetshëm.
Çfarë ju tërhoqi më tepër tek partnerja juaj?
Thjeshtësia, korrektësia dhe karizma.
A është ajo “e duhura” për ju?
Ca gjëra i pret në jetë të jenë perfekte dhe një ditë të bukur i ke pranë teje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.