BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Berisha kavalier, firmos faturën e darkës me Jozefina Topallin

16:00 - 08.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Berisha, paguan edhe fatura. Porositë e Mustafajit për Metën. “Flisni ju flisni…Mua s’po më pëlqen ky shalli…” Lejla prashit… Po bahçen e kujt?!


Berisha, paguan edhe fatura
Tek ai kemi parë gjithmonë njeriun energjik, kërkues, autoritar madje ndonjëherë shakaxhi, edhe në raste kur ndoshta duhet të jetë serioz. Sali Berisha, kryeministri shqiptar ka krijuar prej vitesh një fizionomi të vetën jo vetëm në aspektin politik. Ai shpesh ka qenë pjesë e “Bluetooth” me situata nga më të ndryshmet. Këtë herë paparaci ynë na ka sjellë një foto larg asaj çka kemi parë deri më tani, duke ofruar një pamje krejt ndryshe të tij. Ja tek e shohim ku ka qenë i ftuar në një darkë, i shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Pasi kanë darkuar, kryeministri Sali Berisha, si një kavalier i vërtetë ka nxjerrë stilolapsin dhe ka firmosur faturën e darkës.


Porositë e Mustafajit për Metën
Ajo çfarë e lidh Besnik Mustafajin me Ilir Metën është pikërisht posti i Ministrit të Jashtëm, të cilin Mustafaji e gëzoi shumë pak kohë deri në vetëdorëheqjen e tij të papritur. Ministri aktual Ilir Meta duket entuziast. Ai i shpjegon Mustafajit me patos dhe me duar gjithçka që ka ndër mend të bëjë në rolin e ministrit. Por ndërsa flet, sytë e Mustafajit janë larguar tej, diku, dhe nuk ka nevojë për koment: “Rrugë të vështirë ke për të pasur Liro! Unë u përpoqa ta kaloja lumin, po ngela në mes. Prandaj edhe u tërhoqa!”


“Flisni ju flisni…Mua s’po më pëlqen ky shalli…”
Këtë herë mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike na ka servirur edhe disa çaste nga koha e lirë e deputetëve. Kohë në të cilën nuk bëjnë më pjesë bisedat politike, por ato të lira. Dhe ja në foto shohim kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli duke biseduar me deputetët, Sybi Hida dhe Albana Vokshi. Pasi kanë shkëmbyer disa mendime, Albanës duket se nuk i ka pëlqyer argumenti i bisedës dhe ka filluar të merret me një vëzhgim të detajuar të pamjes së saj dhe konkretisht shallit në qafë, për të cilin duket se është penduar që e ka vendosur.


Lejla prashit… Po bahçen e kujt?!
Që është një nga gratë më aktive të Partisë Demokratike, kjo ka kohë që është kuptuar. Fotoja që u servirim këtë herë na e shfaq Lejla Përnaskën në një sipërmarrje të re të saj. Sapo ka dalë nga një seancë parlamentare, pa u ndërruar fare, me të njëjtën veshje, me çizme, me fustan dhe xhaketë të bardhë, ajo ka marrë lopatën në dorë dhe ka nisur të prashisë një pemë të sapombjellë. Mirë që prashit Lejla… po tokën e kujt vallë?!
Ky shkrim u botua më 31 Tetor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.