BLUETOOTH

VIP-a në plazh / Ingrit Gjoni “çmend” me të pasmet e saj, Roza Lati del topless

11:00 - 08.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela ALIAJ




Çdo ditë e më shumë rriten temperaturat në faqet e suplementit tonë të përjavshëm “VIP-at në plazh”. Arsyeja pse nuk është aspak e vështirë për t’u kuptuar, duke qenë se mbushet çdo javë me fotot më “hot” që VIP-at tanë publikojnë. Edhe kësaj radhe kolazhi ynë i VIP-ave në plazh do të jetë mjaftueshëm i pasur. Mesa duket, këtë vit janë të shumta artistet tona që kanë ruajtur linjat e tyre superseksi dhe ne s’kemi se si të mos i shfaqim në faqen tonë dedikuar atyre.


Po e nisim me Xhesika Berberin, modelen që ngjan me Gigi Hadid. Nuk mund të vëmë në diskutim linjat e saj fantastike që nuk harron t’i shpalosë nëpërmjet kolazhit të fotove dedikuar firmave të ndryshme. Bukuroshja bionde është vërtet një modele tepër tërheqëse me linja fantastike. Mund të themi me plot gojë që është një yll në rritje, e pse jo, nga plazhet e nxehta të kësaj vere në pasarelat e stilistëve të njohur.


Ingrit Gjoni “godet” sërish. Dhe mund ta themi me plot gojën që këngëtarja bukuroshe nuk harron të nxjerrë në pah format e saj bombastike. Plazhet s’kanë se si t’i ngushëllojnë njerëzit nga temperaturat e larta, kur shohim të tilla foto brigjeve të tyre. Në një set fotosh Ingrid Gjoni duket se po i shijon pafund këto ditë të nxehta, duke mos harruar të kënaqë dhe ndjekësit e saj me momentet “hot” që po kalon. E shtrirë brigjeve të detit, ‘sirena’ jonë brune provokon në maksimum me të pasmet e saj. E pse jo!?


Roza Lati nuk mbetet pas këtë verë. Mesa duket moderatorja bukuroshe preferon që të ndajë momentet e saj provokuese me ndjekësit e saj në “Instagram”. Në një foto duket se është më provokuese se kurrë. E veshur vetëm me mbathje, Roza ka ditur se si të tërheqë vëmendjen ndjekësve të saj. Edhe pse nuk mund të themi se ky moment “hot” i saj për këtë verë nuk ka zgjatur shumë. Duke qenë se e ka shpërndarë në “Instastory”, Roza nuk ka dashur ta ketë pjesë të kolazhit të fotove në “Instagram”. Kështu që topless për 1 ditë!


Jo vetëm e nxehtë kjo verë, por pse jo edhe e ëmbël. Pavarësisht temperaturave të larta, dhe “zhveshjes” së vip-ave në plazh, disa preferojnë të jenë të ëmbël. Dhe kush tjetër veçse këngëtarja bukuroshe Beatrix Ramosaj. Trixa nëpërmjet disa fotove në “Insta” e veshur me body, duket si një ëmbëlsirë e vërtetë. Dhe jo vetëm nga pozat, por edhe nga format e saj. Këtë verë mund të themi se Beatrix ka arritur në top formë!


Por nuk mund të harrojmë pa përmendur edhe blogeren e famshme Irena Kita. Jo vetëm një sport addict, por, gjithashtu, edhe një fashionista. Irena gjithë është shfaqur në top formë, me linjat e saj perfekte. Kësaj radhe e shtrirë me një body të zi, duke shijuar rrezet e diellit, duket si një sirenë tepër tërheqëse. Bukuroshja bionde, edhe pse mami për t’u pasur zili me format që ka, na përditëson me fotot e saj të veçanta të kaluara në këto ditë të nxehta.


Dhe e mbyllim për këtë javë suplementin tonë të vip-ave në plazh me bashkëshorten seksi të Andi Lilës. Nuk kishte se si të mungonte çifti i ëmbël Lila. Ornela shfaqet tepër tërheqëse në krahët e futbollistit të kombëtares. Ata janë duke shijuar në maksimum pushimet, dhe kësaj radhe kanë zgjedhur Greqinë për të shuar temperaturat e larta të kësaj vere. Në fotot e postuara për ndjekësit e saj, Ornela duket mjaft tërheqëse dhe sensuale pranë bashkëshortit të saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.