Tech

Zona e Malit të Robit në Kavajë pa drita, arsyeja është një gjarpër

15:37 - 08.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një pjesë e zonës së Malit të Robit në Kavajë ka mbetur pa energji elektrike dhe shkak për këtë është një gjarpër në një kabinë elektrike. Sipas OSHEE-së, rreth orës 11.30 u stakua linja 35kv Shkozet-Kavajë.

Brigada e OSHEE-së është nisur të verifikojë avarinë dhe defekti u identifikua në një kabinë private pranë zonës së Shkallnuerit. Shkak ishte një gjarpër që kishte prekur pajisjet e tensionit 35 kv, duke sjellë stakim të gjithë linjës disa kilometra. Aktualisht kabina është futur në punë, ndërsa është rikthyer energjia elektrike në të gjithë zonën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.