SPORT

E gjithë prapavija përfshirë afrimet e merkatos, këta janë lojtarët e ndaluar të Kukësit në Austri

11:17 - 10.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Klubi i Kukësit ka pësuar një tronditje mbrëmjen e djeshme në Austri teksa policia vendase ka ndaluar trajnerin Gjoka dhe 7 futbollistë të kampionëve të Shqipërisë duke i marrë në pyetje në lidhje me trukimin e ndeshjeve miqësore të cilat janë denoncuar nga “Federbet”.

Përveç trajnerit Gjoka, “Panorama Sport” mëson se lojtarët e shoqëruar në polici janë portierët Enea Koliçi dhe Ervis Koci. Të tjerët janë Ylli Shameti, Albert Serran, Rustem Hoxha, Hair Zeqiri dhe Simon Rrumbullaku. Lojtarët kanë qëndruar për më shumë se tri orë në komisarisat dhe mësohet se një pjesë e tyre janë lënë të lirë rreth orës 00:45.

Për Rustem Hoxhën, ky është viti i dytë radhazi që merret në pyetje nga policia austriake pasi është ndaluar edhe vjet kur ka qenë në fazë përgatitore me Teutën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.