SPORT

Starova jep dorëheqjen nga drejtimi i Partizanit: E bëra për tifozët

21:34 - 10.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Partizani mbetet pa trajner. Sulejman Starova ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i teknikut të skuadrës kryeqytetase, duke mbajtur tashmë vetëm rolin e këshilltarit të presidentit Gazment Demi. Trajneri e ka konfirmuar largimin e tij në një prononcim për “Panorama Sport”.

“Në respekt te kërkesës se tifozëve i kam paraqitur presidenti Demi dorëheqjen time me qëllim që të mos cenohet harmonia në familjen e Partizanit”, u shpreh Starova për këtë vendim i cili në fakt qarkullonte në klubin e kuq prej disa ditësh. Dje, grupimi “Ultras Guerrils” kërkoi nga klubi i Partizanit largimin e Starovës nga drejtimi i skuadrës, duke fajësuar atë për dështimin në Ligën e Europës. Pritet që klubi të diskutojë këto ditë variantet për emrin e trajnerit të ri ku më i mundshmi është ai i Mlladen Milinkoviç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.