BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Presidenti Bamir Topi takon Mero Bazen pas rrahjes nga biznesmeni i njohur

16:00 - 11.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: “Zoti president! Ju të paktën më besoni”. Xhufi pyet Bumçin: Si na i rrëmbyet Metën? Flamur Topi, miku i pandashëm i radios. Ferdinand xhaferi, nën urdhrat e gruas!





“Zoti president! Ju të paktën më besoni”
Incidenti me biznesmenin Rezart Taçi dhe gazetarit Mero Baze, ishte një ngjarje që u dënua edhe nga presidenti Bamir Topi. Por, kreu i shtetit, duket se nuk është mjaftuar me kaq, madje ai është takuar personalisht me gazetarin. Edhe pse mund të duket si një takim kundër vijës së PD-së, pasi Baze ka zbuluar aferat e qeverisë Berisha, gazetari duket sikur i thotë presidentit se të gjitha janë të vërteta. Të paktën Topi ka më shumë mundësi për të besuar për shkak të detyrës së paanshme, duke lënë mënjanë bindjes politike, kjo  për faktin se incidenti me Taçin, ishte realisht dhunim i pastër ndaj medias së lirë.


Xhufi pyet Bumçin: Si na i rrëmbyet Metën?
Edhe pse është larguar nga grupi i Metës në LSI, Pëllumb Xhufi, duket ende i interesuar për të mësuar sesi “u ble” kreu i partisë së tij nga Partia Demokratike. Kjo si duket është edhe arsyeja që ai ka ndalur Aldo Bumçin, për t’i nxjerrë atij ndonjë sekret nga ky bashkim i befshëm i Metës me PD-në. Nga ana tjetër, Bumçi nuk nguron t’i tregojë gjithçka, madje rrëfimi i tij është aq praktik, sa në çdo fjalë që thotë e shoqëron atë edhe me lëvizjen e duarve. Xhufi kërkon të dijë më shumë, kjo vjen nga natyra e tij dhe si historian që është kërkon të dijë gjithçka që nga origjina deri tani. Sigurisht, Bumçi nuk ia thotë të gjitha…!

Flamur Topi, miku i pandashëm i radios
Ata si familje janë të marrosur pas futbollit dhe gjithmonë duan që lajmet sportive ti marrin vesh më parë se kushdo tjetër. Bëhet fjalë për familjen Topi, por këtë herë për vëllain e madh të presidentit. Flamur Topi, mjeku dhe prezantuesi i njohur edhe pse është ftuar të marrë pjesë në një koncert, nuk heq dorë nga radioja. Ai e nxjerr atë fshehurazi, ngre antenën për të kapur sa më mirë valët dhe dëgjon me kureshtje lajmet më të fundit. Ndoshta në ato momente nuk ka filluar ende shfaqja dhe zoti Topi ka përfituar nga situata për të marrë vesh rezultatet sportive.


Ferdinand Xhaferi, nën urdhrat e gruas!
Nga momentet që e kemi parë në ekran apo konferenca shtypi, Ferdinand Xhaferri të lë përshtypjën se është një politikan “agresiv” dhe shpesh “ironik” me batutat e tij. por, ndryshe ndodh në festa dhe takimet të tjera. Shihni foton dhe do të kuptoni gjithçka. Ai ndodhet si spektator në festivalin “Marie Kraja”  me gruan e tij, por duket aq i fiksuar pas shfaqjes sa për herë të parë ka harruar impenjimet politike. Shikimi i tij drejt skenës duket gati detyrues, ndërsa gruaja po shijon qetësisht shfaqjen. Kjo e fundit, duket se e ka bindur të jetë serioz në publik, së paku kur është krah saj, për të qenë familje shembull.
Ky shkrim u botua më 14 nëntor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.