SPORT

Dorëheqja, Starova: Tifozët më kritikojnë për titullin, por atë na e vodhën

11:00 - 11.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sulejman Starova ka dhënë dorëheqjen te Partizani. Trajneri i shquar, në respekt të tifozërisë së kuqe, e ka parë të arsyeshme që të marrë një vendim të tillë me qëllim që të mos cenohet harmonia brenda asaj që ai e quan “familja e madhe e Partizanit”. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri për “Panorama Sport” dje në mbrëmje.

VENDIMI

Një ditë më parë, tifozët e Partizanit, nëpërmjet një deklarate zyrtare, kishin kritikuar ashpër Starovën dhe Haxhinë për situatën në klub. Gazeta kontaktoi dje trajnerin e kuq për të marrë një reagim rreth pakënaqësisë së tifozëve dhe Starova u përgjigj shkurt, por i vendosur:

“Më vjen keq për pakënaqësinë që kanë tifozët, por kurrsesi nuk mundem të replikoj apo t’i kundërshtoj. Ata gjithnjë e kanë dashur pa kushte skuadrën e tyre dhe, në respekt të kritikave e apelit publik që kanë bërë, unë kam vendosur që t’i paraqes presidentit Demi dorëheqjen. Nesër (sot) do t’ia komunikoj edhe zyrtarisht vendimin që kam marrë”, ka deklaruar Starova ekskluzivisht për gazetën.

TITULLI I HUMBUR

“Bobi” ka refuzuar të bëjë komente në lidhje me situatën e krijuar së fundmi. Ai thjesht ka thënë se po respekton tifozët e klubit, ku ai ka kaluar një pjesë të mirë të jetës si futbollist dhe trajner.

“Më kritikojnë se nuk morëm titullin… Unë ende jam i bindur se ne nuk e humbëm titullin, por na e vodhën atë ashtu siç ndodhi edhe një vit më parë. Koha më dha të drejtë, por tani kjo nuk ka më vlerë. Nuk kam dëshirë të bëj komente dhe nuk ka asgjë të komplikuar. Situata është shumë e thjeshtë: tifozët nuk më duan dhe unë po largohem. Mendoj se është korrekte dhe normale kjo që po bëj”, është shprehur Starova.

Tani mbetet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nëse “Bobi” do të vazhdojë të jetë këshilltar i presidentit, apo do të ketë ndonjë rol tjetër në klub. Gjithçka është në dorën e Demit. Pak ditë më parë dha dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm edhe Genc Tomori, duke ia lënë kështu rrugën të lirë Luçiano Moxhit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.