SPORT

Tersi i Kukësit nuk ka fund, mbrojtësi humb pasaportën dhe kthehet në Shqipëri  

10:29 - 11.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Sikur të mos mjaftonin problemet për Kukësin në Austri, një tjetër u shtua në momentet e fundit, kur skuadra po bëhej gati për t’u nisur drejt Moldavisë. Mbrojtësi Rexhep Memini, të cilin klubi e kishte regjistruar për ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve kundër Sherif Tiraspolit, nuk mundi të udhëtonte dje me ekipin.

Arsyeja duket qesharake, por është e vërtetë. “Panorama Sport” mëson se lojtarit durrsak të Kukësit kishte humbur pasaportën dhe nuk u lejua nga autoritetet austriake për të udhëtuar drejt Moldavisë. Një problem më shumë për drejtuesit, pasi njëri prej tyre ishte i detyruar të qëndronte me lojtarin dje në Austri, për ta shoqëruar tek Ambasada Shqiptare, në mënyrë që të siguronte lejen e kalimit dhe të kthehej në Tiranë.

Ndërkohë, tersi shoqëroi dje klubin edhe përpara nisjes në Moldavi. Skuadra ishte sistemuar në një nga hotelet pranë aeroportit të Vjenës, nga i cili ishte parashikuar të udhëtonte dje rreth orës 10:40 drejt Moldavisë. Por, megjithatë, udhëtimi u shty për në 12:45, ndërkohë që rreth orës 15:00 ekipi mbërriti në Kishiniev.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.