Tech

Video/ Kërcënoi se do të hidhej nga kati i pestë, por ndihmon zjarrfikësin të ngjitet nga ballkoni

22:01 - 11.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Disa ditë me pare një qytetar i moshës 68-vjeçare ka alarmuar banorët dhe komshinjtë pasi tentoi të hidhej nga kati i gjashtë i apartamentit ku banonte.

Ngjarja është regjistruar rreth orëve të mesditës. Në vend ngjarje mbërriti policia dhe zjarrfikësit

Fillimisht policia tentoi të hynte nga dera por ky person goditi me çekiç në kokë atë që hyri i pari duke i shkaktuar plagë dhe u mbyll përsëri brenda. Në këto kushte policia dhe zjarrfikësit menduan të vinin në zbatim alternativën e dytë, atë të hyrjes nga ballkoni nëpërmjet shkallëve të zjarrfikëses.

Gjatë kohës që njëri nga zjarrfikësit po tentonte të hynte në ballkonin e këtij personi, duket se hasi në vështirësi. Ishte vetë personi që po tentonte të vriste veten që e ndihmon zjarrfikësin të hipë në ballkonin e tij dhe ta shpëtonte.

Pas kësaj qytetari i quajtur Agron Qose u shoqërua me ambulancë për në spitalin e qytetit, raporton Televizioni Sot7.

Gjithashtu pas kontrollit nga mjekët policia e mori në pyetje rreth tentativës së vetëvrasjes.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.