BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Topalli prezanton familjen. Meta nuk bindet me shifrat e Fullanit. Fatos Klosi shofer

16:00 - 12.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Është radha e familjes. Ilir Meta nuk bindet me shifrat e Fullanit. Ju lutem, një foto z. President! Profesioni i ri i Klosit.

Është radha e familjes
Jemi mësuar ta shohim në drejtimin e seancave plenare në parlament, në konferenca, takime politikanësh e diplomatësh, intervista në televizione, ku gjithmonë temë kryesore është politika. Por, sot e shohim ndryshe. E ftuar në një festë, ajo ka preferuar të jetë larg politikës dhe politikanëve. Këtë herë kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka qenë e shoqëruar nga familja e saj, bashkëshorti, vajza dhe djali i saj. E veshur mjaft klas dhe për herë të parë me një fustan, ku mëngët i kanë nxjerrë pak në pah krahët, Jozefina na ka dhënë një pamje krejt tjetër se e zakonshmja dhe një foto familjare, që nuk kishte si të mungonte në “Bluetooth”.





Ilir Meta nuk bindet me shifrat e Fullanit
Para se të pranonte koalicionin me Berishën, nuk kishte pikë dyshimi që Ilir Meta do t’i pranonte kryekëput si të vërteta shifrat e Bankës së Shqipërisë nëse ato do të ishin kundër qeverisë. Por, tani ka ndryshuar mendim. Kjo është edhe arsyeja që ai nuk duket aspak i bindur me ato që i thotë Adrian Fullani, guvernator i Bankës së Shqipërisë. Po të njëjtën mëdyshje paraqit edhe ministri Dritan Prifti, por Fullani është i bindur se shifrat e tij janë zyrtare dhe aspak partiake. Ndoshta tani që është në postin e zv/kryeministrit i interesojnë më shumë shifrat, pasi me to mund të “reklamojë” edhe punën e qeverisë.


Ju lutem, një foto z. President!
Ish-presidenti Ramiz Alia mbetet një prej figurave politike që ndihet “i përkëdhelur”, pasi të gjithë duan të kenë qoftë edhe një opinion të tij. Kështu i ka ndodhur edhe një fotografi, i cili sapo e ka parë, i ka futur krahun dhe i ka kërkuar që të bëjnë një foto. Por, ish-presidenti duket se nuk është i bindur ta bëjë apo jo këtë fotografi. Në këtë pikë, fotografi ndoshta po i kujton kohët e vjetra, kur mund t’i ketë shkrepur ndonjë pozë. Dhe, nuk ka qenë aspak rastësi ky takim. Nëse do të shihni majtas, bie në sy një shtetas kinez. Kjo ka qenë edhe arsyeja e kësaj vizite, Alia ka qenë i ftuar në 60-vjetorin e festimeve të miqësisë kinezo-shqiptare, ku padyshim ai ka pasur rol të madh.


Profesioni i ri i Klosit
Tani që nuk është i përfshirë në asnjë parti politike duket se po kalon një kohë pushimi total, të urojmë që nuk e ka nxjerrë veten në pension. Megjithatë, duket se hobin Fatos Klosi, ish-kryetar i ShIK-ut dhe ish-anëtar i kryesisë së LSI-së e ka kthyer në një profesion. Ja tek e shohim në këtë foto, të qetë, gjithë vëmendje në timon duke u larguar nga Tirana dhe zhurmat politike të saj.
Ky shkrim u botua më 7 nëntor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.