BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Eduard Shalsi, inspektime në shi…! Arta Dade “dehet” me shampanjë

16:00 - 13.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Aldo Bumçi, në njërën dorë gotën në tjetrën…! Ridvan Bode, Më në fund… mbaroi mbledhja e Qeverisë. Eduard Shalsi Inspektime në shi…! Habia e zonjës Dade!





Aldo Bumçi, në njërën dorë gotën në tjetrën…!
Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi nuk është shquar ndonjëherë si pijedashës, por ja që në këtë foto tregon se me raste festash i pëlqen ta toki një gotë me miqtë. Por, duket se këtë herë ai e ka aq për zemër pijen, sa nuk e lëshon gotën nga dora, edhe pse sapo ka takuar dy miq të ngushtë të politikës. Bumçi vërtet është larguar nga impenjimet e tij ministrore, por s’po duket i përkushtuar edhe në ato partiake. Ndërkaq, nuk dihet ende arsyeja përse në këtë takim drejtori i ri i ATSH-së është paksa i distancuar. Gjergji Zheji ndodhet pak metra larg Bumçit, ai nuk preferon t’i japë dorën, edhe pse prej kohësh, LSI dhe PD kanë firmosur mes tyre paqen.


Ridvan Bode, Më në fund… mbaroi mbledhja e Qeverisë
Mandati i dytë i ministrit, Ridvan Boden e ka lodhur dhe drobitur, e si për të mos mjaftuar kjo, sapo ka dalë nga një mbledhje e gjatë qeverie. Duket se më në fund ai ka gjetur pak qetësi, pas ndonjë dushi të ftohtë që mund t’i ketë bërë kryeministri, duke i mbushur mendjen atij se vendi ynë ende nuk është përfshirë nga kriza ekonomike. Pamja e ministrit të përkushtuar e tregon fare qartë se ai duket sikur më në fund ka gjetur disa momente qetësie, sikur ka hequr një barrë të rëndë që mbante mbi supe, sikur ka fituar lirinë e munguar, duke lënë pas dore për disa momente prioritetet e ekonomisë, plan-projektet dhe mbi të gjitha, detyrat e shtëpisë që i lë gjithmonë kryeministri Berisha.


Eduard Shalsi Inspektime në shi…!
Një ditë e zakonshme vjeshte në kryeqytet, kur shiu nis dhe nuk di të ndalet, por kjo nuk është aspak një arsye bindëse që Eduard Shalsi të mos dalë nga shtëpia. Por, ndryshe nga të tjerët, ai ka zgjedhur të lëvizë pa makinë, me një çadër në dorë, teksa “çan” trafikun e njerëzve që vrapojnë për në punë. Ndodhet vetëm pak metra larg selisë së Partisë Socialiste, në kryqëzimin ku vetëm pak ditë më parë ndodhi përplasja mes policisë Bashkiake dhe asaj të rendit. Ndoshta ka shkuar aty për të parë më sytë e tij sesi sheshi po transformohet në lulishte, edhe pse për këtë truall Bashkia ka projekte të tjera ndërtimi që bien ndesh me qeverinë.


Habia e zonjës Dade!
Të ketë qenë vallë në dilemë zonja Arta Dade para tabakasë me verë që i kanë servirur? Të zgjedhë verën e bardhë apo të kuqe? Por, më shumë sesa kjo dilemë, ajo që bie në sy është habia të cilën Arta Dade e ka përcjellë edhe me një gjestikulacion të theksuar në mimikë. Duket qartë se është duke komunikuar me dy kamarierët, por aspak se për çfarë kanë qenë duke biseduar. Mos vallë ata janë habitur me sharmin e saj teksa e kanë parë nga afër zonjën e selisë rozë? Ndoshta! Por, Dade duhet të ndihet e përkëdhelur në sedër nga komplimentet dhe jo e habitur, pasi në këtë mënyrë i dalin në pah rrudhat e moshës.
Ky shkrim u botua më 7 nëntor 2009 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.