KULTURË

Dom Simon Jubani, 6 vite pas ikjes së meshtarit që luftoi regjimin

12:00 - 13.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jashtë vite më parë u nda nga jeta Dom Simon Jubani, meshtari që ka kremtuar për herë të parë meshën publikisht pas rënies së komunizmit, më 4 nëntor fillimisht, e më pas më 11 nëntor të vitit 1990 kremtoi meshën e parë publike te Varrezat e Rrmajit në Shkodër. Ai u shua pas një hemorragjie cerebrale, duke i mbyllur sytë në orët e para të mëngjesit në Spitalin Rajonal të Shkodrës, nën kujdesin e mjekëve, gjithnjë duke besuar se vetëm te Zoti ka me pasë drejtësi dhe shpërblim.
Ai u shugurua meshtar më 4 maj të vitit 1958 nga Imzot Ernest Çoba, dhe dërgohet të shërbejë në Abacinë e Mirditës. Arrestohet në vitin 1963 dhe vuan plot 26 vite të burgut. Gjithnjë militant aktiv dhe i papërkulur përballë torturave të komunistëve, gjithmonë nën vëzhgimin e spiunëve, lirohet më 13 prill të 1989-ës së bashku me klerikë të tjerë, mbasi i vëllai Lazër Jubani vdiq prej regjimit. Universiteti i San Franciskos në Kaliforni në vitin 1991 i akordoi diplomën “Doctor Honoris Causa” në shkenca humane, me motivacion: “Protagonist i një epoke të re në Shqipëri”. Pas rënies së komunizmit, shërben për disa vite përsëri në malet e Mirditës, dhe dekadën e fundit me përkushtim të madh dhe besnikëri shërbeu në përvujtërinë e rrëfyestores së Katedrales së Shkodrës.
“Në përvjetorin e 6-të të vdekjes së të pavdekshmit profet, vetvetiu shtyhemi për ta kujtuar si një Moisi, çlirimtar nga diktatura skllavëruese, fryt i një etjeje për liri, që doli aty ku mbiu, tek Arka e Besëlidhjes, parzmi që ruan me të Ndriturit, Varrezat e Rrmajit”, shkroi dje Dom Artur Jaku, famullitar i Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër. Duke e quajtur atë, “priftin rebel të 4 nëntorit të meshës së parë, është manifesti që forca e shpirtit e mposht shpirtin e forcës, se drita e mposht errësirën”.
Dom Artur Jaku, duke kujtuar ç’ka shkruar Dom Simon Jubani, shënon se do të duhej “një kalë me bojë të zezë, në tokësoren e Dom Simonit, një faqe e re në historinë tonë, shkruar me germat e vuajtjes së tij e të sivëllezërve të tij. Në kalimin në amshim të Dom Simonit, përulemi para të gjithë atyre që u bënë urë kalimi drejt lirisë”.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.