SPORT

FOTO/ Pas taksave, edhe doganat. Policia bastis jahtin e Kristiano Ronaldos, nuk kanë fund telashet  

10:20 - 13.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nuk kanë fund telashet me policinë për Kristiano Ronaldon. Kur dukej se portugezi kishte gjetur përsëri qetësinë dhe kishte vendosur të qëndronte te Reali, edhe pse kishte problemet me agjencinë e tatimeve, sot ai i është nënshtruar një tjetër kontrolli, këtë radhë nga policia doganore.

Një barkë e policisë doganore i është afruar dje pasdite jahtit të Ronaldos në Formentera, ku po kalon pushimet bashkë me miq dhe familjarë, ndërsa tre agjentë hipën në mjetin lundrues të portugezi duke zhvilluar një inspektim të plotë të tij. Nuk dihet ende se çfarë kërkohej në jahtin e Ronaldos, por vetë futbollisti qëndroi gjatë gjithë kohës i mbyllur brenda, duke zbritur në breg vetëm pasi policët u larguan dhe kishte mbaruar gjithçka. Sigurisht që një lajm i tillë nuk do të kalojë pa pasoja, pasi mund të rindezë tensionin mes Ronaldos dhe shtetit spanjoll, arsyeja kryesore pse ai i kërkoi disa javë më parë Real Madridit që ta linte të largohej.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.