SPORT

FOTO/ Zyrtare, Armando Sadiku nënshkruan për tre vite me Legian e Varshavës  

10:07 - 13.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Tashmë është zyrtare, Armando Sadiku është një lojtar i Legias së Varshavës. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka zhvilluar dje paradite vizitat e detyrueshme mjekësore, ndërsa ka hedhur firmën në kontratën që e lidh me kampionët e Polonisë.

Sadiku udhëtoi dy ditë më parë drejt Varshavës dhe vetëm mëngjesin e djeshëm kreu të gjitha vizitat në klinikën e klubit, ku i kaloi me sukses. Më pas, në ambientet e klubit, në praninë e drejtuesve nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e tij të re.

Ajo çka nuk është bërë ende e ditur, është shifra që ka paguar Legia e Varshavës për sulmuesin shqiptar, i cili ishte nën kontratë me Zyrihun. Te skuadra e re, Sadiku do të mbajë fanellën me numrin 99.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.