SPORT

Trajneri Gjoka rrëfen ngjarjen në Vjenë: Ja çfarë kërkonte policia austriake, lojtarët nuk pranuan të…

10:13 - 13.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Për herë të parë, Ernest Gjoka, ka treguar dje edhe ngjarjen në Vjenë, kur ai dhe tetë lojtarë të Kukësit u ndaluan nga policia, për shkak të dyshimit që kjo e fundit ka për trukim të ndeshjeve miqësore në Austri.

“Kur kemi ardhur në hotel në Vjenë, jemi përballur me policinë austriake, e cila kërkonte të merrte një deklaratë nga ne, pasi ndaj Kukësit është hapur një procedim për shitje ndeshjesh. Unë, së bashku me shefin e klubit dhe tetë lojtarë shkuam në rajonin e policisë, sepse na kërkuan të bëjmë një deklarim në lidhje me çështjen, shkruan PanoramaSport.

Pasi ne nisëm të thoshim secili atë që mendonim, autoritetet austriake kërkuan të na merrnin edhe telefonat. Në këtë moment natyrisht që pati një reagim nga lojtarët, pasi ata nuk pranonin të dorëzonin celularët e tyre, me idenë që kishte një humbje dinjiteti dhe privatësie.

Menjëherë pas kësaj kërkese, unë lajmërova presidentin Gjici, i cili ndodhej në Shqipëri. Me këtë rast e falënderoj shumë, pasi mori masa direkte dhe në 23:30 u lidh me ambasadorin tonë në Vjenë. Gjithashtu na vendosi menjëherë një avokat në dispozicion dhe aty u qetësuan gjakrat, pasi asnjë nga futbollistët nuk donte të jepte telefonat. Dukej sikur po humbnin dinjitetin e tyre dhe sikur kjo gjë nuk ishte normale. Megjithatë, unë mendoj se ishte një sjellje jo fort korrekte nga policia austriake, edhe pse duhet të kuptojmë që këto janë rregullat e këtij shteti. Ishte një moment që nuk duhet të ishte ndodhur, pavarësisht se çdo gjë u sqarua dhe shkoi në vendin e vet”, – ka pohuar Gjoka lidhur me ngjarjen.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.