BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Berisha “ble” të ikurit e Edi Ramës. Familja, një suport i mirë. Eleganca e Çimit! Mirela Moisiu, shoqëruesja besnike e ish-presidentit

16:00 - 14.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Berisha “ble” të ikurit e Edi Ramës. Familja, një suport i mirë. Eleganca e Çimit! Mirela Moisiu, shoqëruesja besnike e ish-presidentit





Berisha “ble” të ikurit e Edi Ramës
Prej kohësh Arben Malaj ka deklaruar se është kundër kryetarit të PS-së, Edi Rama, por kjo “tradhti” ka qenë më e fortë më së fundmi, teksa ai i ka shtrënguar dorën kryeministrit. Mos ndoshta Berisha është duke “blerë” të ikurit e selisë rozë për t’i rekrutuar ata që të bashkohen për të hyrë në Parlament?! Madje, Malaj duket entuziast për këto pajtimet rastësore që ndodhin në festa protokollare. Sigurisht që Ramës nuk do t’i ketë ardhur mirë nga ky shtrëngim duarsh, pasi socialistët po e zhgënjejnë çdo ditë e më shumë. Malaj, edhe pse me vonesë në këtë tokje duarsh, konfirmon se është nga ata socialistë që nuk e duan bojkotin.


Familja, një suport i mirë
Premiera e filmit “Lindje-Perëndim- Lindje” mblodhi në kinema “Millennium” jo vetëm miq të autorëve të filmit, por edhe mjaft artdashës. Nuk kishin si të mungonin në këtë rast edhe të afërmit e protagonistëve, ata janë gjithmonë një suport i mirë për artistin. Aq më tepër kur familja i përket të njëjtit zhanër. Kështu, e madhja Margarita Xhepa ka përjetuar mjaft emocione kur ka parë djalin e saj, aktorin Ndriçim Xhepa në filmin e tij të fundit, e më tej edhe kur publiku ka duartrokitur pafund daljen e Xhepës para auditorit. Po aq edhe aktorja e mirënjohur Luiza Xhuvani, bashkëshortja e regjisorit të filmit, Gjergj Xhuvani. Të dyja bashkë janë fokusuar ndërsa diskutojnë për reagimet e shfaqjes, pak pasi ka përfunduar premiera, ndërsa sytë e tyre janë në kërkim të njerëzve të tyre të dashur.


Eleganca e Çimit!
Ai është padyshim një nga emrat më të mëdhenj të aktrimit shqiptar sot. Në filmin “Lindje-Perëndim-Lindje” tregoi se ishte mjaft në formë. Të njëjtën performancë pati edhe në premierën e filmit, këtë herë jo më me kostumin sportiv të trajnerit dhe në majë të motorit, i veshur me një kostum gri e këmishë të zezë, bëri që komplimentet të mos i mungonin si për filmin ,ashtu edhe për paraqitjen e tij mjaft elegante.


Mirela Moisiu, shoqëruesja besnike e ish-presidentit
Edhe pse nuk është më president, Alfred Moisu është gjithmonë i pranishëm në festa dhe pritje të ndryshme që organizohen mes politikanëve. Por, ajo që bie në sy është fakti që vajza e tij, Mirela, nuk mungon asnjëherë, duke e shoqëruar atë kudo. Ashtu si edhe ka bërë kur i ati ishte në postin e kreut të shtetit, ajo vazhdon të luajë rolin e shoqërueses besnike, ashtu siç ka bërë dikur si zonjë e parë. Ajo vazhdon të kujdeset për imazhin e saj, por vazhdon të shfaqë sërish të njëjtën droje në publik me të cilën është shfaqur edhe kur i ati ishte president. Nga ana tjetër, Moisiu ndihet në formë të plotë, gjithmonë i qeshur, duke reflektuar pozitivitetin që e karakterizon.
Ky shkrim u botua më 7 nëntor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.