Tech

Me imagjinatë dhe humor, një ditë me Edi Ramën…

11:40 - 14.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një ditë me Edi Ramën, kush tjetër mund të ishte përveç “Lolitës”. Sigurisht me imagjinatë dhe humor, “Lolita” na jep anën tjetër të një axhende ditore të kryeministrit, nga takimet e shumta, te zgjimi i mëngjesit me disa ushtrime fizike. Ajo çka mund të thuhet se vetëm personazhet janë të vërtetë dhe real…

Një ditë me Edi Ramën

8:00 Dielli lind mbi Surrel, dëgjohen pulat dhe drita e mëngjesit shkëlqen kudo, por në dhomën e gjumit të Edit dritë nuk ka: aty drita s’hyn sepse dhoma e Edit s’ka dritare!
Bie celulari.

Edi zgjohet dhe lexon:

“Mirëmëngjesi Lider, më poshtë axhenda për sot. Endri!”

Rama lexon me vëmendje axhendën e grupuar në Ditëlindje gazetarësh, mesazhe për liderët e rajonit, mesazhe për liderët e Evropës, mesazhe (+400) për Donald Trump, mesazh privat për Ivanka Trump me spond për babin, mesazh për Allegrin, mesazh për lojtarët e Juves, barsoleta me PD, një paragraf që tall bythën me Erjon Braçen.

8:02 Rama i përgjigjet Fugës “Rrofsh o shkërdhatë! Herë tjetër më lër të fle rehat!”

8:30 Në oborrin e Surrelit nis stërvitja e Ramës. Dhjetë pompa toke, dhjetë muskuj barku dhe 10 sprinte. Eduard Shalsit që rastësisht i kalon rruga andej i buzëqesh fati: urdhërohet të bëjë 200 pompa në prani të liderit. Nga pompa e 176 Shalsi vëren që liderit i ka humbur përqëndrimi dhe fshihet pas gardhit.

9:00 Rama i dërgon një mesazh kryetarit të opozitës: “Lul, je çun i mirë, faleminderit që zgjodhe Shqipërinë përpara Partisë.”

9:04 Rama i dërgon një mesazh Ilir Metës “Je njësh!”

9:30 Rama ka veshur kostumin serioz ndërsa me vete në një çantë Linda i ka lënë tutat që do përdorë në mbledhjen e qeverisë. Vetë është kujdesur të marrë lapustilat dhe penelat që i duhen për mbledhjen.

10:00 Nis mbledhja e qeverisë, nuk mungon asnjë. I duhen dhjetë sekonda për ti dhënë drejtim: “Siç e dini mbledhjen e drejton Niko, mos bëni zhurmë se më duhet të mbaroj një pikturë për Biennalen e Venecias. Është Biennale me dy ‘n’.”

11:00 Largohet nga mbledhja i mërzitur dhe urdhëron Fugën të çojë dhuratat për ditëlindjet e gazetarëve.

12:00 I çon një sms Angela Merkel: “Du bist.. frymëzimi im! Dashuria ime!”

12:01 Sms për Frederica Mogherinin: “Ciao da Edi”.

13:00 Hap Facebook dhe komenton për rreth 2 orë.

15:00 Lajmëron Fugën të marrë ne telefon Stefano Boerin sepse ka një plan në mendje.

17:00 Përfundon komunikimin me Stefano Boerin pasi ka vendosur që të bëjë një shtesë gjigande sipër kryeministrisë duke e kthyer në pavion kulturor me veprat e tij të artit dhe miqve të tij. Thërret bashkëpunëtorët e ngushtë Shkrelin, Lamen, Anri Salën. Me ta vjen dhe Endri Fuga.

17:02 Fuga largohet nga takimi sepse ngarkohet nga Rama me detyrën e rëndësishme për tu kthyer përgjigje komentuesve në FB dhe për t’u marrë me mbarëvajtjen e qeverisë.

17.05 Merr një sms konfidencial nga Fuga: “Shef më dërgo passëordin”. I gërthet në telefon: “Hiq_brekët 1234!..Jo ti Fuge! Jo ti! Pasëordi.”

18:00 Nga llogaria e Lindës blen një kopje të atleteve të Michael Jordan në E-Bay.

18:26 Merr një sms nga Frederica Mogherini: “Edi chi?” I feks ndërmend ti përgjigjet: “Edi di tuo nonno” por vetërmbahet për hir të sfidave të integrimit. Pas 3 minutash i kthen mesazh: “Edi, il Primo Ministro dell’ Kosovo.”

20:00 Lajmërohet nga Fuga që Basha ka dalë në një konferencë për shtyp pas gjashtë muajve heshtje. Rama i çon sms “Bravo Lul! Faleminderit dhe një herë!”

21:00 Në emision me Blendi Fevziun! “Jeni kazana të gjithë!”

24:00 Mbërrin në Surrel i lodhur, takon Lindën dhe përgatit rrobat për udhëtimin e nesërm drejt Londrës. Ka hapur një ekspozitë atje dhe me këtë rast do të takohet dhe me mikun e familjes Tony Blair.

24:05 Mesazh nga Romana Vllahutin: Edi dear, mos i bjer Çeskës në qafë. E trembe shumë me atë punën e Kosovës. Ha ha.”

24:06 Zgjon me mesazh Eduard Shalsin: “Home ku i ke ato 24 pompat? Nesër dikush të vijë ti bëjë në oborr. O ti o Mimi”

24.07 Mesazh nga Mimi Kodheli: “Edo je në terezi? Harroje që të vij të të bëj pompa në oborr. Më vjen turp nga Linda jote. Po tu desh gjësend fol vetë me Shtabin e Përgjithshëm.”

24:55 Mesazh nga Angela Merkel: “Du bist mein Schatz”.

24:56 Edi ia bën forëard mesazhin e Merkelit Frederica Mogherinit.

24.59 Edi Rama fle me një buzëqeshje lumturie të gdhendur në fytyrë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.